Sport

Fanella më e shtrenjtë në historinë e sportit, Maradona parakalohet nga Jordan


Fanella e Michael Jordan nga ndeshja hapëse e finaleve të NBA në 1998 u shit për mbi 10 milionë dollarë në një ankand të enjten. Ajo thyen rekord për shitjen më të shtrenjtë në historinë e sportit.

Rekordi i mëparshëm u vendos në fillim të këtij viti me fanellën “Hand of God” (Dora e Zotit) të futbollistit argjentinas, Diego Maradona që kapi një shifër prej 9.3 milionë dollarësh.

Fanella e legjendës së basketbollit amerikan Michael Jordan nga ndeshja e parë e finaleve të NBA-së 1998. REUTERS/Nathan Frandino

“Në javët që kur shpallëm ankandin, ka pasur një emocion të dukshëm nga jo vetëm tifozët e sportit, por edhe koleksionistët të cilët janë të etur për të zotëruar një pjesë të rrallë të historisë”, tha Brahm Wachter, Shefi i “Sotheby’s” për Streetwear dhe Modern Collectables.

“Përsëri, rezultati rekord i sotëm… e forcon Michael Jordan si G.O.A.T (Më i Madhi i të Gjitha Kohërave) i padiskutueshëm, duke dëshmuar se emri dhe trashëgimia e tij e pakrahasueshme janë po aq të rëndësishme sa ishte gati 25 vjet më parë”, theksoi ai.

Rekordi i mëparshëm i një shitje të një fanelle në basketboll u vendos nga ajo e Kobe Bryant, për të cilën u shpenzuan 3.7 milionë dollarë. Fanella e Jordan pritej të shitej për 3-5 milionë, por kaloi çdo pritshmëri.

REUTERS/Nathan Frandino

Jordan gjithashtu ka thyer rekord për shitjen më të shtrenjtë të relikeve të sportit. Një kart e cila mbante autografin e tij, që nga vitet 1997-98 u shit për 2.7 milionë dollarë.

Fanella nga sezoni i famshëm “Last Dance” (Kërcimi i Fundit), i quajtur sipas dokumentarit 2020 ESPN/Netflix që tregon Jordanin dhe Chicago Bulls në përpjekjen e tyre për të fituar kampionatin e gjashtë në NBA në tetë vjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore