AF Elbasani është kurorëzuar këtë të enjte të 9 majit, ekipi kampion i Kategorisë së Parë për sezonin 2023/2024 duke siguruar edhe ngjitjen në “Abissnet Superiore”.
Së bashku me AF Elbasanin në sezonin e ardhshëm pjesë e kampionatit elitar të Shqipërisë do të jetë edhe ekipi i Bylisit që e ka mbyllur në vendin e dytë këtë sezon në Kategorinë e Parë.
Të dyja skuadrat kanë dominuar këtë sezon në kampionat dhe përsa i përket vendit të parë gjithçka u vendos vetëm në javën e parafundit, ku AF Elbasani siguroi matematikisht vendin e parë në renditje.
Në stadiumin “Elbasan Arena” ishte një festë e vërtetë ndeshja e fundit e kampionatit mes AF Elbasanit dhe Bylisit, që përfundoi me rezultatin 3-2 për verdheblutë.
Pas përfundimit të takimit u organizua edhe ceremonia për kurorëzimin e ekipit kampion nga Federata Shqiptare e Futbollit ku i pranishëm ishte Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi medaljet dhe titullin kampion ekipit të AF Elbasanit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohet ndarja e tribunave për dy finalet, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Vllaznia
-
“Isha më i mirë, fitoren ia dhanë për shkak të Ukrainës”, Fury pasi u mposht nga Usyku
-
Apolonia fiton Kupën e Shqipërisë për vajza
-
Bundesliga mbyll sezonin, por sytë mbeten ende nga finalja e Champions League