Jetesë & Stil

Adele – në një lidhje me Rich Paul?


Këngëtarja Adele ka disa projekte muzikore, të cilat janë në mënyrë të padiskutueshme hite shumë të suksesshme.

Përtej muzikës, ajo ka tërhequr disa herë vëmendjen edhe me jetën e saj personale.

Kohët e fundit, përflitet se artistja është një marrëdhënie me Rich Paul.

Në një dalje në publik, Adele është parë në shoqërinë e Paul, teksa po ndiqnin ndeshjen e NBA-së në shoqërinë e njërit-tjetrit.

Artistja nuk u ka shpëtuar thashethemeve. Mediat e huaja raportojnë se ajo e pa ndeshjen së bashku me Rich Paul. Adele dukej e mrekullueshme dhe mbi të gjitha shumë e lumtur.

Dyshja po e ndiqte me vëmendje ndeshjen, ndërsa shpeshherë kishin mjaft afrimitet me njëri tjetrin.

Duket se Adele është duke përjetuar një lidhje romantike. Megjithatë, me siguri, fansat janë në pritje të daljeve të tjera publike të çiftit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore