Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një bastisje në një shtëpi në Zveçan ka gjetur dy armë zjarri AK-47 dhe një sasi të municionit mëngjesin e së dielës.
“Sipas detyrës zyrtare është njoftuar prokurori kujdestar, me autorizim të të cilit zyrtarët policorë sipas procedurave të parapara kanë realizuar një operacion të kontrollit të një shtëpie, në tavanin e së cilës janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri AK-47, disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas njoftimit, policia posedon informacione lidhur me personin e dyshuar mashkull serb të cilit i përket shtëpia e banimit, e i cili dyshohet se gjendet në Serbi.
Por, organet e rendit kanë theksuar se rasti nuk ndërlidhet me procesin e votimit për apo kundër largimit nga funksioni i kryetarëve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Aksioni i Policisë në Veri: Bastisen 4 degë të Bankës Postare të Kursimeve të Serbisë – “zhvilluan veprimtari të kundërligjshme”
-
Netanyahu: Vendimi i Hagës një skandal, por nuk do të na ndalojë
-
Kush është Mohammad Mokhber, presidenti i përkohshëm i Iranit?
-
Projekt pilot për pagesat elektronike, Rama: Eviton evazionin nga bizneset
Lajmet kryesore
-
Si mund të kërkojë dikush më shumë?
-
Projekt pilot për pagesat elektronike, Rama: Eviton evazionin nga bizneset
-
Gjykata e Hagës thirrje për arrestimin e Netanyahut dhe udhëheqësve të Hamasit: Çfarë është dhe çfarë kompetencash ka
-
Në opozitë s’ka konsensus për shpërndarjen e kuvendit – pushteti kërkon unitet për zgjedhje të parakohshme