Këshilli i Integrimit/ Gonzato: Nevojë urgjente për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe Komisionerit për Diskriminimin
Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian (KKIE) po zhvillon një takim për përmbushjen e rekomandimeve të Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2023.
Kjo, për angazhimet e ndërmarra në kuadër të Udhërrëfyesit për Shtetin e së drejtës.
Silvio Gonzato, ambasadori i BE-së, ka theksuar mbështetjen për sundimin e ligjit dhe Reformës në Drejtësi.
Ai ka thënë se ka disa çështje kyçe që kanë vëmendjen e BE-së dhe se sfidë mbeten çështjet e mbartura në gjykata.
Gonzato po ashtu ka shtuar se është nevojë urgjente zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe Komisionerit për Diskriminimin.
“Shqipëria po vendoset në të njëjtën fushë me shtete anëtare të BE-së. Ne kemi dhe planin e ri të rritjes së Ballkanit Perëndimor. BE ka qenë një mbështetës i palëkundur dhe i fortë i Reformës në Drejtësi. Vijojmë me monitorimin e kësaj reforme. Ka disa çështje që kërkojnë vëmendjen tonë. Efikasiteti i gjyqësorit vazhdon të mbetet sfida kryesore, pasi çështjet e mbartura në gjykata duhet të ulen. Pavarësia e gjyqësorit është themelore, i cili vijon me një sistem të fortë vetëqeverisës”, ka thënë ai.
Sipas tij, nuk pritet vetëm punë e fortë, por edhe vullnet politik.
“Standardet e vettingut duhet të ruhen edhe pasi të ketë përfunduar procesi i vettingut. Ne kemi sjellë dhe do të vijojmë të sjellim asistencën e duhur teknike. Presa nga krerët drejtësisë sesi do ti përmbushin objektivat për procesin e integrimit në BE. Së bashku do ta bëjmë realistet dëshirën e qytetarëve shqiptar për anëtarësimin në BE”, ka shtuar Gonzato.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
SHBA dhe BE bashkojnë forcat për Ballkanin: Mekanizëm kundër dezinformimit dhe propagandës ruso-kineze
-
Vendet evropiane të marrin shembull nga marrëveshja jonë me Shqipërinë për emigrantët, thotë Meloni
-
Morinë, ndalohet 41-vjeçari nga Serbia: Në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikësh
-
28 mijë masa brenda javës nga Policia Rrugore, kontrolle të shtuara me nisjen e sezonit turistik
Lajmet kryesore
-
Raporti: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banja
-
Vendet evropiane të marrin shembull nga marrëveshja jonë me Shqipërinë për emigrantët, thotë Meloni
-
Washingtoni i kujdesshëm, verdikti i Hagës është një armë shtesë për të ushtruar presion ndaj Netanyahut
-
Grenell i kishte propozuar Trump-it që ta vizitojë Thaçin në Hagë, thotë NYT