Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se vetëm gjatë kësaj jave janë nënshkruar 7 tenderë të rinj, duke kërkuar që “hajnat e vërtetë të jenë në burg”.
“Kur jemi tek hajnat dhe tek burgu vetëm gjatë kësaj jave, vetëm për 5 ditë pune janë nënshkruar plot 7 tenderë të rinj sekret në këtë Qeveri. 4.1 milionë euro të reja janë dhënë në tavolinë sy më sy. Më s’janë 781 kontrata janë 788, më s’janë 209 milionë euro, janë 213 milionë euro”.
Përmes një video-mesazhi, kreu i LDK-së ka thënë se çdo postim i Qeverisë dhe çdo deklarim i tyre është i mbushur me propagandë.
“Nga 1 milion euro në ditë po jepen në këtë Qeveri, nëpërmjet negocimit sekret. Kjo është e vërteta, këto janë faktet dhe ne jemi këtu për t’i vendosur faktet para propagandës!”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku, ka paralajmëruar se këtë javë kanë vendosur që të shpërfaqin me fakte propagandën e Qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti.
“Propagandën, do ta shpërfaqim me fakte”.
“Merreni për shembull temën e investimeve kapitale ku thonë se janë më të lartat në histori, për të bërë vetën të duken më mirë besoni ose jo i llogarisin edhe investimet e komunave, aty ku ne si LDK kemi rol qeverisës”, ka thënë ai.
Sipas tij, pushteti ka bërë propagandë edhe me Byronë e Konfiskimit të Pasurisë.
“Byronë e Konfiskimit të Pasurisë e ka votuar LDK-ja, e di sepse e kam votuar vet. Sepse isha aty sepse pushteti s’kishte vota për ta votuar atë. Vetëm falë votave tona u votua Byroja e Konfiskimit të Pasurisë. U votua sepse e kishim program tonin elektoral, ishte ide e jona fundja. Sepse besojmë se hajnat duhet vërtetë të jenë në burg”.
“Tek rasti i konfiskimit të aseteve të Radojiçiç-it, në të cilin përndryshe kanë folur vet këta. Por, për Byronë thonë se po e bllokon opozita”.
Më 4 prill, LDK-ja kishte kërkuar nga pushteti që t’i paraqes faktet para propagandës, duke thënë se do të nisin të prezantojnë shifra të vërteta për t’i demantuar ata.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dy sisteme Patriot do ta shpëtonin Kharkivin nga pushtimi, thotë Zelensky
-
Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin
-
Felaj, thirrje për rikthim të hetimeve ndaj Strukturave për Mbrojtjen e Votës në PD
-
Maliqi: Vuçiçi e arriti synimin që Kosova të shihet si palë joserioze nga ndërkombëtarët – pa pasur nevojë të bëjë asgjë
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin