Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se rruga e vetme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike është përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Këtë deklaratë Hovenier e ka bërë në konferencën e 25 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë.
“Rruga e vetme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, s’ka rrugë tjetër”, ka thënë ai.
Hovenier, deklaroi se nga kjo qeveri do të ketë kërkesë të ngjashme si ndaj qeverive të kaluara që kanë pasur.
“Ne kërkojmë nga kjo Qeveri ashtu siç kemi kërkuar nga të gjitha qeveritë e mëparshme të Kosovës që të punojnë në partneritet me ne. Ndërsa ne vazhdojmë në përpjekjet tona së bashku për të ndërtuar një rajon të qëndrueshëm, të begatë, multietnik dhe të sigurt të Ballkanit Perëndimor”.
Tutje ai theksoi se 25 vjet më parë bota kishte dëshmuar një fushatë të tmerrshme të spastrimit etnik të kryer nga regjimi monstruoz këtu në Kosovë.
“Ne kishim shteruar të gjitha përpjekjet dhe rrugët diplomatike për t’i dhënë fund brutalitetit të regjimit të Millosheviçit dhe siç tha presidenti Clinton më 23 mars 1999, një ditë para se NATO të fillonte operacionin Forcat Aleate ‘Nëse presidenti Millosheviç nuk është i gatshëm të bëjë paqe, ne jemi të gatshëm të kufizojmë aftësinë e tij për të bërë luftë në Kosovë”.
Më 25 mars, Hovenier, kishte diskutuar me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna dhe kryetarin e Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë (CCIS), Marko Čadežtë me cilët diskutoi mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë.
Në vitin 2020, palët nënshkruan një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.
Ajo u nënshkrua më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump, i cili e vlerësoi marrëveshjen fillim të ri për rajonin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kina po përgatit një flotë të gjerë ushtarake për të pushtuar Tajvanin, raporton The Telegraph
-
“Është për të ardhur keq – do të duhej të dërgohej në Kushtetuese draft-statuti i Asociacionit”, Cramon për dështimin e Kosovës në KiE
-
Piktura e sapo vërtetuar e Caravaggio-s po shfaqet në Madrid
-
Kina nuk i harron aktivistët pro-demokracisë, edhe pse ndodhen përtej kufijve
Lajmet kryesore
-
Macron dhe Scholz kërkojnë me urgjencë reforma, për ‘Evropën e vdekshme’
-
Detyroni Rusinë të bëjë paqe, Zelensky i kërkon Perëndimit
-
Kuvendi miraton vetëm me votat e shumicës Rezolutën antikorrupsion të PS-së
-
Haradinaj për Kurtin: Supozohet se ishte në lidhje dashurie me vajzën e një ish-ministri të Millosheviçit, i shërben agjendës serbo-ruse