Qeveria e Kosovës i cilëson “teori konspirative” akuzat rreth “botëve dhe trollëve” në internet
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, deklaroi se akuzat për “propagandë qeveritare” në rrjetet sociale janë “teori konspirative” që duhet të ndalen, derisa mohoi që ekzekutivi kosovar financoi botët softuerikë apo llogaritë automatike që sulmuan Gjorgje Bojoviç, asistent i eurodeputetes gjermane, Viola von Cramon, njëherësh raportueses për Kosovën.
Reagimi i Kryeziut në platformën X të mërkurën erdhi pas akuzave të Cramonit për “propagandë qeveritare” dhe “fushatë dezinformuese” në rrjetet sociale kundër Bojoviçit, duke shtuar gjithashtu se kjo praktikë do t’i dobësojë shanset e Kosovës për përparim të shpejt në rrugën e integrimeve.
“Qeveria e Kosovës nuk është përfshirë dhe nuk do të përfshihet kurrë në abuzim të pushtetin duke sponsorizuar trollët në internet. Ne i mohojmë akuzat nga Viola von Cramon, me të cilën komunikojmë rregullisht përmes kanaleve zyrtare. Ne i bëjmë thirrje asaj dhe të tjerëve që të mos mbështesin teoritë e konspiracionit kundër një qeverie demokratike”, tha Kryeziu.
Gjithçka nisi pas një sërë reagimesh ndaj Bojoviçit lidhur me një deklaratë të bërë në vitin 2015 për krimet e luftës në Kosovë. Bojoviç u ankua ditë më parë se botët softuerikë nga Kosova e sulmuan në internet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Plagosje në Prizren, i dyshuari në arrati
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE
-
Dinari vazhdon të përdoret në Veri për kryerjen e pagesave, askush s’i kontrollon
-
“Gjendje alarmante dhe shqetësuese në MPJD”, thonë sindikalistët
Lajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Vula e PD-së, Apeli cakton datën e gjykimit
-
Dëshmia rrëqethëse e një neurokirurgu amerikan që shkoi në Gaza për të shpëtuar jetë
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE