Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kosovës, Donika Gërvalla, ka filluar një vizitë pune një ditore në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, ku do të takohet me personalitete të larta drejtuese të strukturave civile dhe ushtarake në NATO, si dhe me ambasadorët e shteteve aleate në NATO.
Sipas njoftimit për media të MPJ-së, vizita e ministres Gërvalla po realizohet në një kohë kur Evropa po kalon nëpër sfida kritike, cenim të vazhdueshëm të paqes dhe sigurisë si dhe influencës malinje në Evropë dhe në rajonin tonë.
“Në kuadër të takimeve të sotme do të përcjellët mesazhi i vendit tonë si faktor i rëndësishëm dhe kontributdhënës për paqen dhe sigurinë në rajon dhe përtej.Republika e Kosovës ndan vlerat e përbashkëta me NATO-n. Mbi 90% e qytetarëve të saj mbështesin anëtarësimin në NATO dhe BE”, thuhet në njoftim.
Po ashtu gjatë këtyre takimeve Gërvalla do të kërkojë thellimin e bashkëpunimit dhe përshpejtimin e proceseve integruese euroatlantike deri në anëtarësim të plotë në NATO të Republikës së Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Plagosje në Prizren, i dyshuari në arrati
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE
-
Dinari vazhdon të përdoret në Veri për kryerjen e pagesave, askush s’i kontrollon
-
“Gjendje alarmante dhe shqetësuese në MPJD”, thonë sindikalistët
Lajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Vula e PD-së, Apeli cakton datën e gjykimit
-
Dëshmia rrëqethëse e një neurokirurgu amerikan që shkoi në Gaza për të shpëtuar jetë
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE