Kuvendi i Kosovës, të enjten, ka zgjedhur Jeton Bytyçin gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Nga 96 deputetë sa morën pjesë në votim, 69 prej tyre votuan pro emërimit të Bytyçit si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Kundër kandidati i Bytyçit në anën tjetër mori vetëm 19 vota.
Ndërsa tetë vota janë shpallur si të pavlefshme.
Pas votimit në Kuvendin e Kosovës, emri i tij do t’i propozohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, për dekretim.
Ndryshe Dardan Vuniqi, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës të mërkurën, anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), nga radhët e fakulteteve juridike.
Në votim morën pjesë 90 deputetë, ku prej tyre kandidati Vuniqi mori 49 vota, ndërsa kandidatja tjetër, Emine Abdyli – Pozhari nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” arriti t’i marrë 36 vota, kurse pesë vota u shpallën të pavlefshme.
KPK kishte mbetur pa tani ish-anëtarin joprokuror Agron Beka, për shkak se i njëjti ishte shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës, më 15 dhjetor 2023.
Për shkarkimin e tij, kishin votuar 62 deputetë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pezullohen negociatat për pengjet në Gaza
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
Lajmet kryesore

Sllovakia, një vend pre i urrejtjes
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten