Policia e Kosovës njoftoi të enjten për zhvillimin e një operacioni bastisës në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, përkatësisht në fshatin Banjë dhe Lozhistë të Zveçanit, ndërsa është thënë se rasti lidhet me vendosjen e barrikadave nga serbët lokalë në dhjetor të vitit 2022 pas ndalimit të qarkullimit të automjeteve me targa ilegale të Serbisë.
Lajmin për Albanian Post e konfirmoi në mbrëmje zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ndonëse refuzoi të japë detaje shtesë për bastisjen e udhëhequr nga Drejtoria për Hetime të Krimeve të Rënda (DHKR) në kuadër të Policisë së Kosovës që merret me hetimin aktiv të rasteve që ndikojnë ne sigurinë e përgjithshme.
Kujtojmë se serbët e veriut, nëpërmjet automjeteve të rënda, ekskavatorëve dhe automjete private, bllokuan rrugët që të çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – Jarinjë dhe Bërnjak – në dhjetor të vitit 2022. Në nëntë lokacione të ndryshme rrugët u barrikaduan nga strukturat paralele serbe duke pamundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave.
Forca e NATO-s (KFOR) dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), asistuan më pas Policinë e Kosovës në operacionin për largimin e barrikadave. Në largimin e barrikadave luajti rol të rëndësishëm edhe kërkesa eksplicite e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Balla takim në Drejtorinë e Policisë Kombëtare të Spanjës: Thellojmë bashkëpunimin, grupe të përbashkëta hetimore për aktivitetet kriminale
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE
-
Tre turistë spanjollë dhe një afgan u vranë nga një sulm në Afganistan
Lajmet kryesore