Një person ka humbur jetën në aksidentin me fatalitet që ka ndodhur të premten në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, fshati Maxhunaj. Dyshohet se një kamion e ka goditur për vdekje një këmbësor. Në bazë të informacioneve të para, kamioni nuk është ndalur në vend të ngjarjes”, ka thënë Zahiti për AP.
Ai ka sqaruar se policia në koordinim me prokurorinë janë duke vazhduar hetimin e këtij rasti.
Të paktën 104 të vdekur dhe mijëra të lënduar, ishte bilanci i aksidenteve rrugore për vitin 2023.
Sipas të dhënave të Policisë, gjatë këtij viti janë shënuar mbi 22 mijë aksidente në total.
Krahasuar me vitin e kaluar, numri i aksidenteve vitit 2023 është rritur mbi një mijë sosh.
Gjatë vitit 2023, 8 mijë e 833 persona u lënduan në aksidente komunikacioni, ndërsa në vitin 2022 kishte 7 mijë e 748 persona me lëndime trupore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Urdhër-arrestet e Hagës, Hamasi: “Viktimat dhe xhelatët janë barazuar”
-
Kosova s’duhet të shndërrohet “strehë për kriminelët”, marrëveshja me Danimarkën sjellë “standarde të dyfishta”
-
Mexhiti: Puna e kryeparlamentarit e kryer, do t’i takojë “VLEN”-it
-
Aksioni në Veri, Daçiç: Kjo qasje do të sjellë konflikte të reja në Ballkan
Lajmet kryesore
-
“Prodhimi i armëve”, Çfarë parashikon projektligji i hedhur në konsultim
-
Kuvendi skualifikon 6 kandidatë për KLGJ dhe KLP
-
Versioni iranian se vdekja e Raisi-t erdhi nga një defekt teknik nuk i bind ekspertët
-
SHBA-ja akuzon Kosovën për “përshkallëzim të tensioneve” pas mbylljes së degëve të bankës serbe në veri