Qeveria e Kosovës ka thënë se përgjigja e saj në raport me kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, do të jetë në përputhje me Kushtetutën.
Në një përgjigje për “Radio Evropa e Lirë”, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se në hartim e sipër të përgjigjes, do të analizohen edhe marrëveshjet e Brukselit, të arritura mes Kosovës e Serbisë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Ndërsa, nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), para pak dite, po për REL-in, kishin thënë se më 3 nëntor, misioni i kësaj organizate në Kosovë kishin pranuar kërkesën prej Qeverisë së Serbisë që të përfshihet në mbledhjen e votave të banorëve të Kosovës me dy shtetësi, për zgjedhjet në Serbi.
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, presidenti Aleksandër Vuçiç, i ka shpallur që të mbahen më 17 dhjetor.
Për herë të parë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nuk ishin mbajtur në prill të 2022, kjo pas refuzimit të qeverisë për ta lejuar një gjë të tillë.
Si pasojë, serbët e Kosovës ishin organizuar me autobusë që të shkonin të votonin në Serbi.
Zgjedhjet e fundit parlamentare që Serbia i ka organizuar në Kosovë, kanë qenë ato të qershorit të vitit 2022.
Kjo kishte qenë një praktikë e mëhershme – që e kishin lejuara autoritetet e Kosovës – ku OSBE-ja i grumbullonte votat e serbëve të Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
SHBA-ja kritikon Kosovën për “përshkallëzim të tensioneve” pas mbylljes së degëve të bankës serbe në veri
-
Policia: Rreth 74 milionë dinar janë konfiskuar në Veri
-
Kurti ka dhënë dorëheqje, s’është më i interesuar për punë, thotë Abdixhiku
-
Mosanëtarësimi në KiE: Kurti s’flet për dështimet – sidomos nëse s’mund t’i fajësojë rivalët politikë
Lajmet kryesore
-
“Prodhimi i armëve”, Çfarë parashikon projektligji i hedhur në konsultim
-
Meloni detyrohet ta shtyjë vizitën për në Shqipëri – kontratë për menaxhimin e emigrantëve, por jo qendra
-
Franca “mbështet ICC-në dhe luftën kundër mosndëshkimit”
-
SHBA-ja kritikon Kosovën për “përshkallëzim të tensioneve” pas mbylljes së degëve të bankës serbe në veri