Medvedev i përgjigjet sulmit të Hamasit ndaj Izraelit duke bërë thirrje për “një luftë civile brenda SHBA-ve”
Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev i është përgjigjur sulmit të Hamasit ndaj Izraelit duke bërë thirrje për “një luftë civile brenda Shteteve të Bashkuara” në kanalin e tij “Telegram”.
Lajmi u bë i ditur nga kryekorrespondenti i Punëve të Jashtme të “The Wall Street Journal”, Yaroslav Trofimov.
“Çfarë mund ta ndalë pasionin maniak të Amerikës për të ndezur konflikte kudo në planet? Me sa duket, vetëm një luftë civile në Shtetet e Bashkuara”, shkruan ish-presidenti rus.
Sipas tij, shpërthimi i luftimeve midis Hamasit dhe Izraelit në 50-vjetorin e fillimit të Luftës së Yom Kipurit është një ngjarje “që mund të pritej”.
“Kjo është ajo që Washingtoni dhe aleatët e tij duhej të bënin. Konflikti midis Izraelit dhe Palestinës ka vazhduar për dekada. Dhe SHBA-të janë një lojtar kyç atje”, vijon Medvedev.
Ai ravijëzon në përmbyllje se në vend që të punonin aktivisht për një zgjidhje palestinezo-izraelite, “këta idiotë na e futën neve dhe po i ndihmojnë neo-nazistët me të gjitha forcat e tyre, duke shtyrë dy kombe të afërta në konflikt”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qeveria kroate jep 50 mijë euro për Baby Lasagna pas suksesit në Eurovision, por ai nuk i pranon: Ia dhuron dy instituteve mjekësore
-
Futbolli në Shqipërinë staliniste: 90 minutat e vetme kur njerëzit mund të jenë vetvetja
-
Afrika e Jugut: Gjenocidi në Gaza ka arritur një fazë të re dhe të tmerrshme
-
Abdixhiku: Letra e Scholzit, Macronit e Melonit ekspozoi populizmin e Kurtit – dështim spektakolar, dëm historik
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Abdixhiku: Letra e Scholzit, Macronit e Melonit ekspozoi populizmin e Kurtit – dështim spektakolar, dëm historik