Shpejtësi deri në 205 km/orë në Rrugën e Kombit, gjobiten 135 shtetas të Kosovës në dy javët e para të korrikut
“Mos shpejtoni të arrini detin, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin!”.
Ka qenë kjo thirrja që ka bërë Policia e Shtetit për të gjithë drejtuesit e mjeteve rrugore, të ardhur nga Kosova me qëllime turistike drejt bregdetit shqiptar.
Një pjesë e mirë e rrugës për të ardhur nga Kosova në Shqipëri përfshin edhe segmentin “Milot-Morinë”, i njohur si “Rruga e Kombit”, ku me mjete logjistike, Policia ka evidentuar raste deri në 205 kilometra në orë.
Lidhur me këtë rast, është marrë një masë administrative prej 40 mijë lekësh për drejtuesin e mjetit.
Teksa, në dy javët e para të korrikut, ka pasur po ashtu ndëshkime administrative për 135 shtetas kosovarë.
Nga ana tjetër, nëntë shtetasve shqiptarë u është pezulluar leja e drejtimit për periudha nga tre deri në 12 muaj, duke i zbritur kështu edhe pesë deri tetë pikë nga leja e drejtimit.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, 70 automjete janë shpallur “Alert”, pasi qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, në tunelin e Kalimashit.
“Në fundjavë, në çdo aks ka radarë. Udhëto me jetën në mendje! Destinacioni pret”, lajmëron më tej Policia e Shtetit lidhur me rastet, duke apeluar për mos konsumim të alkoolit gjatë drejtimit të mjetit, si edhe mos përdorimin e celularit kur drejton mjetin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Abdixhiku: Letra e Scholzit, Macronit e Melonit ekspozoi populizmin e Kurtit – dështim spektakolar, dëm historik