Pesë kandidatë janë propozuar në Kuvendin e Kosovës për pozitat e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), bëhet e ditur në një komunikatë nga Komisioni për Përzgjedhjen e Kandidatëve.
Emanuel Bajra, Shpresim Vranovci, Mimoza Mustafa, Cyril Demaria-Bengochea dhe Trim Shala janë kandidatët e propozuar për pozitat e anëtarëve të FKPK-së, në popull i njohur si Trusti, i cili ka mbetur pa Bord Drejtues që nga 1 marsi i këtij viti.
Komisioni për Përzgjedhje të Kandidatëve përbëhej nga Guvernatori i përkohshëm i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bashkim Nurboja, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca.
Në mes të prillit u rishpall konkursi pasi komisioni pati vlerësuar se në konkursin e fundit kishte mangësi të informacioneve të nevojshme për të siguruar vlerësim dhe verifikim objektiv të kandidatëve brenda një periudhe të arsyeshme kohore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Balla takim në Drejtorinë e Policisë Kombëtare të Spanjës: Thellojmë bashkëpunimin, grupe të përbashkëta hetimore për aktivitetet kriminale
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE
-
Tre turistë spanjollë dhe një afgan u vranë nga një sulm në Afganistan
-
Dështimi i Kosovës në KiE: Reuten: Gjermania, Franca dhe Italia iu përulen Serbisë
Lajmet kryesore
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi