Sot shqyrtohet Projektligji për aderimin në Marrëveshjen për Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur
Disa deputetë të pozitës dhe opozitës, të kryesuar nga Duda Balje, do të mblidhen sot në kuvend në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.
Ky grup, këtë të enjte do të shqyrtojë Projektligjin për aderimin në Marrëveshjen për Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.
Qeveria e Kosovës më 26 prill të këtij viti, ka marrë vendim për aderimin e Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte deklaruar se janë të përkushtuar në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur duke shtuar se në shërbim të kësaj po iniciojnë aderimin e Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICNP).
“Qeveria është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me dhunë gjatë luftës. Në shërbim të kësaj po iniciojmë aderimin e Republikës së Kosovës në ICNP. Kjo nismë shton mundësinë për rritje të bashkëpunimit rajonal e më gjerë në procesin e ndriçimit të fatit të personave gjatë luftës së fundit, po ashtu rritjes së kapaciteteve të mjekëve ligjorë dhe specialistëve të tjerë”, deklaroi Kurti.
Ndërkaq zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi kishte treguar se ky komision është një organizatë ndërkombëtare, jo pjesë e sistemit të Kombeve të Bashkuara në mandat që të siguroj bashkëpunimin e qeverive në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
Sipas zëvendëskryeministrit, Kosova me aderimin në këtë komision, i cili e ka selinë në Hagë, zgjeron rrjetin e organizatave ndërkombëtare në të cilat është anëtare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kosova merr statusin e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë
-
BE-ja mirëpret opinionin e KiE-së për KPM-në, sugjeron hartimin e një draft të ri
-
Haradinaj kërkon mbështetje nga aleatët që Kosovës t’i avancohet statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
-
ASK-ja thotë se pritjet janë që Kosova do t’i ketë vetëm 1.6 milionë banorë
Lajmet kryesore
-
Kosova merr statusin e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë
-
Shtyhet seanca e Belerit në GJKKO
-
Thirrja nga Gaza: Në Rafah s’ka më shpëtim, po vdesim drejtpërdrejtë në televizione
-
Marrëveshja për emigracionin me Italinë është një dhe e vetme, siguron Rama