Milatoviç Ardhja e të gjithë presidentëve nga rajoni në inaugurim do të ishte një mesazh i mirë
Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, pret që në inaugurimin e tij të shtunën e ardhshme në Podgoricë të marrin pjesë liderët e vendeve të rajonit, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Milatoviç në një intervistë për mediumin malazez Vijesti ka thënë se inaugurimi në Kuvend para deputetëve është përmirësim i praktikës demokratike dhe se kjo është e vetmja arsye pse nuk po bën betimin në Cetinje.
“Janë të ftuar të gjithë presidentët e vendeve të rajonit dhe në frymën e një politike të marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilën Mali i Zi dëshiron ta ketë me të gjithë fqinjët, mendoj se ardhja e tyre do të ishte një mesazh i mirë për BE-në dhe bashkësisë më të gjerë ndërkombëtare të bashkëpunimit brenda rajonit. Në një bisedë telefonike me shumë prej tyre mora një mesazh të mirë se ka interes për praninë e tyre”, tha Milatoviç.
“Gjithçka po ecën siç jam i informuar sipas planit. Kemi marrë konfirmimin se në ceremoninë e inaugurimit do të marrin pjesë shumë zyrtarë të lartë nga ato vende. Këtu kam parasysh edhe SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë e që është një sinjal i mirë i besimit dhe respektit të ndërsjellë midis Malit të Zi dhe atyre vendeve dhe kjo më bën vërtet të lumtur”, shtoi ai.
Presidentja Osmani – megjithatë – ftohet në inaugurimin e Milatoviç’it
Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Milatoviç, përkundër pretendimeve të disa mediave malazeze që e thonin të kundërtën.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Ftesa për Presidenten Osmani për pjesëmarrje në inaugurimin e presidentit Milatoviç ka ardhë”, tha Kupina për AP.
Ndryshe, mediat malazeze, Antena M, kishin raportuar se kanë pasur qasje në listën zyrtare të presidentëve rajonalë të ftuar për inaugurimin e presidentit të ri Jakov Milatoviç dhe se aty nuk gjendej emri i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, por burime të Albanian Post brenda partisë së Milatoviç “Evropa Tani”, bënë të ditur se lajmi nuk është i vërtetë.
Të ftuar për të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të presidentit të ri të Malit të Zi, sipas mediave malazeze, janë edhe anëtarët e Presidencës Trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës: Zheljka Cvijanoviç, Denis Beçiroviç dhe Zheljko Komshiç.
Për herë të parë në historinë moderne të shtetit malazez, inaugurimi i presidentit malazez nuk do të bëhet në Cetinje, qyteti që e ka statusin e kryeqytetit, por në Villa “Goricë”, që është e vendosur në shpatet jugore të kodrës së Goricës në Podgoricë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Basha kujton revoltën e Spaçit: Të burgosurit nga diktatura kryen akt të paimagjinueshëm guximi
-
Kurti ose Osmani – kandidatë për Çmimin Nobel nëse lëvizin drejt Asociacionit, thotë Joseph
-
Clewing: Kosova bëri shumë lëshime, gabim të mendohet se Asociacioni zgjidhet vetvetiu
-
Ngërçi në Komisionin Hetimor për shëndetësinë merr zgjidhje, arrihet dakordësi mes palëve
Lajmet kryesore
-
“Prodhimi i armëve”, Çfarë parashikon projektligji i hedhur në konsultim
-
Kuvendi skualifikon 6 kandidatë për KLGJ dhe KLP
-
Versioni iranian se vdekja e Raisi-t erdhi nga një defekt teknik nuk i bind ekspertët
-
SHBA-ja akuzon Kosovën për “përshkallëzim të tensioneve” pas mbylljes së degëve të bankës serbe në veri