Vala e të nxehtit që ka pllakosur shtetet e Bengal-it Perëndimor, Bihar dhe Andhra Pradesh në Indi, parashikohet të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme.
Temperaturat e ditës prej 40 gradë Celsius janë regjistruar për disa ditë radhazi në këto rajone, rreth 5 gradë Celsius mbi mesataren sezonale.
Kjo nxehtësi e tepërt është e lidhur me një rrymë ajri në veriperëndim, e cila po sjell gjithashtu kushte shumë më të thata se zakonisht.
Sakaq, autoritetet kanë këshilluar njerëzit që të jenë vigjilentë për shëndetin e tyre duke qëndruar të hidratuar dhe duke shmangur ushqimin e shpejtë të rrugës.
Gjithashtu kanë mbyllur shkollat dhe universitetet për një javë në përgjigje të nxënësve që ankohen për dhimbje koke.
Ndërkohë, në Kinë, stuhitë e rërës që kanë pllakosur disa pjesë të vendit prej javësh dhe po kërcënojnë të përhapen edhe gjetkë në Azi.
Pjesa më e madhe e rërës dhe pluhurit e ka origjinën nga shkretëtira e Gobi-t, që shtrihet në kufirin midis Mongolisë dhe Kinës.
Shanghai është prekur veçanërisht keq në muajin e fundit, me përqendrimin e grimcave PM10 që ka arritur më shumë se 46 herë më shumë se niveli i sigurt i rekomanduar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Çka ka rezultuar në paralajmërime për cilësinë e ajrit, ulje të dukshmërisë dhe shumë sipërfaqe të veshura me pluhur të imët.
Ndërkohë, Koreja e Jugut dhe Japonia janë prekur gjithashtu. Seuli ka regjistruar nivele të PM10 në më shumë se dyfishin e pragut që qeveria e konsideron “shumë të pashëndetshëm”.
Stuhitë e rërës janë bërë një dukuri më e rregullt në dekadat e fundit, për shkak të një kombinimi të temperaturave në rritje dhe reduktimit të reshjeve në shkretëtirën e Gobi-t.
Po ashtu SHBA-të patën disa stuhi jetëshkurtra, por me ndikim gjatë fundjavës. Breshëri i madh prej rreth një inç në diametër u raportua në shumë pjesë, së bashku me erërat e forta që shpërthyen deri në 97 mph, duke shkaktuar dëme në pemë, hambarë dhe shtëpi të lëvizshme.
Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Vula e PD-së, Apeli cakton datën e gjykimit
-
Sllovakia, një vend pre i urrejtjes
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE