Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati, është një nga futbollistët më të talentuar në Evropë, derisa flitej që shumë klube dëshironin ta transferonin atë.
Por, largimi i tij nuk u pranua asnjëherë nga ana e tij, por as nga trajneri Xavi, i cili këmbëngul se 20-vjeçari është një nga futbollistët më të rëndësishëm për të ardhmen e Barcelonës.
Së fundmi, edhe vetë Ansu Fati hedh poshtë zërat se një ditë ai do të largohet nga Barcelona. Madje synimi i tij është të qëndrojë te katalanasit edhe përtej vitit 2027 (kur i skadon kontrata aktuale).
“Jam me fat që luaj për Barcelonën dhe ndonjëherë mendoj se nuk kam bërë mjafueshëm për t’ia shpërblyer klubit atë që kanë bërë për mua”, theksoi fillimisht Ansu Fati.
“Tani ndjehem 100 për qind, për sa i takon gjendjes fizike dhe kam shumë dëshirë të përballem me të ardhmen”, shtoi talenti spanjoll.
“Kam një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2027 dhe shpresoj që jo vetëm të qëndroj deri atëherë, por edhe përtej vitit 2027”, tha mes tjerash Ansu Fati.
Gjatë këtij sezoni, Fati shumicën e ndeshjeve i ka nisur nga stoli, pasi që flitet në media se Xavi nuk rrezikon që edhe njëherë të lëndohet ai, pasi në sezonin e kaluar qëndroi për një kohë të gjatë jashtë fushave shkaku i dëmtimit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohet ndarja e tribunave për dy finalet, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Vllaznia
-
“Isha më i mirë, fitoren ia dhanë për shkak të Ukrainës”, Fury pasi u mposht nga Usyku
-
Apolonia fiton Kupën e Shqipërisë për vajza
-
Bundesliga mbyll sezonin, por sytë mbeten ende nga finalja e Champions League
Lajmet kryesore
-
Si mund të kërkojë dikush më shumë?
-
U zbuluan nga megaoperacioni i SPAK, përjashtohen nga Policia e Shtetit dy efektivë të lidhur me bandat
-
A do t’i miratojë ICC urdhër-arrestet për udhëheqësit e Izraelit dhe Hamasit?
-
Osmani pas takimit me zyrtaren e DASH-it: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së