Qendërmbrojtësi i Leeds United, Diego Llorente, është transferimi më i fundit i skuadrës së Romës.
Kryeqytetasit e transferuan spanjollin sot (31 janar) si huazim deri në fund të sezonit, me opsion blerje për 18 milionë euro pas muajit qershor.
Spanjolli humbi disi ritmin në këtë sezon, i cili deri më tani ka luajtur vetëm në tetë ndeshje në Premier Leauge.
Official, completed. Diego Llorente joins AS Roma on loan deal plus €18m buy option clause from Leeds. ⚪️🤝🏻 #DeadlineDay pic.twitter.com/H8ETVlRQTg
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 31, 2023
Por, te Roma ai do të provojë të ri-gjejë formën që dikur e kishte te Real Sociedad.
Kujtojmë që 29-vjeçari iu bashku skuadrës angleze në verën e vitit të kaluar, për një transferim që kapi shumën e 20 milionë eurove.
Ndërkohë, ai ishte produkt i akademisë së Real Madrid-it, prej të cilëve iu bashkua Real Sociedad-it për shumën e 11 milionë eurove në vitin 2017.
Vlen të theksohet që Llorente gjithashtu numëron edhe 10 ndeshje zyrtare me kombëtaren e Spanjës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Operacioni i SPAK, Balla: Përgjigje për ata që thonë pse nuk goditen kokat
-
Fico operohet sërish, ndodhet në terapi intensive: Gjendja e tij është kritike
-
Krasniqi, Qeverisë: Paaftësi e plotë dhe papërgjegjësi e skajshme dështimi i anëtarësimit në KiE