Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten e 12 janarit sërish do të udhëtoj për në Vjenë të Austrisë.
Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e kancelarit federal austriak, Karl Nehammer.
“Mbërritja e kryeministrit Albin Kurti – pritje nga kancelari Nehammer dhe pritje me nderime ushtarake Takimi me foto dhe film nga zona e shënuar e medias në Ballhausplatz”, thuhet në njoftimin e kësaj Zyre.
Ai gjatë kësaj vizite do të mbajë edhe fjalim pasi është ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës.
Kurti do ta flas për “Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian”.
Vizita e kreut të ekzekutivit në Austri vjen pas dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim në BE dhe zhvillimeve pozitive rreth vendimit pozitiv për liberalizim të vizave nga ana e BE-së.
Edhe më 7 dhjetor, Kurti, kishte udhëtuar për në Vjenë të Austrisë ku kishte marr pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo do të jetë vizita e tretë e Kurtit brenda një muaji në Austri.
Më 14 nëntor, Kurti mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, duke deklaruar se Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon prej 10.7 për qind.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si mund të kërkojë dikush më shumë?
-
AAK-ja paralajmëron “ballafaqim të vërtetë” me Qeverinë – “Kurti do të jetë lakuriq në projektet e tij”
-
Mohammad Mokhber konfirmohet si President i Iranit pas vdekjes së Raisi-t
-
Tahiri: Zgjedhjet më 30 qershor ose 7 korrik – shtatori duhet ta gjejë Kosovën me qeveri të re