Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet ndaj ish-gjyqtarit në Gjykatën e Lartë, Guxim Zenelaj.
SPAK e ka dërguar po ashtu çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe ka kërkuar konfiskimin e pasurive të tij.
Ai është akuzuar për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Më herët, SPAK i ka sekuestruar Zenelajt shtatë prona. Po ashtu ka nisindaj tij hetimet për deklarim të rremë pasurie.
Zenelajt i janë sekuestruar një mijë metra tokë në Porto Palermo dhe dy garazhe në Ishull-Shëngjin. Po ashtu një dyqan dhe tre apartamente në Ishull-Shëngjin.
Ai u tërhoq nga sistemi drejtësisë para se të kalonte në filtrin e Vetingut.
Në vitin 2016 deklaroi në deklaratën e pasurisë 18 apartamente dhe tre njësi ndërtimore në Ishull Shëngjin, Lezhë.
Dhe si burim për krijimin e pasurive të paluajtshme, referoi një kontratë me një kompani, por nuk dha të dhëna se sa është vlera e kontratës, si dhe për burimin e parave që mbulojnë vlerën e kontratës.
Për vitin 2016, gjyqtari ka deklaruar edhe tre pasuri të paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, me sipërfaqe 16 metra katrorë, 15 metra katrorë dhe 218.06 metra katrorë.
Gjithashtu ka deklaruar 30 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e një lokali dhe ambienteve për banim në Shëngjin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Operacioni i SPAK: Arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015
-
Megaoperacioni i SPAK, zbardhen detaje nga akuzat për Durim Bamin
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
Lajmet kryesore
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Megaoperacioni i SPAK, zbardhen detaje nga akuzat për Durim Bamin
-
Tre turistë spanjollë dhe një afgan u vranë nga një sulm në Afganistan
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten