Për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, Tirana International Airport ka njoftuar anulimin e dhjetë fluturimeve.
Referuar politikave përkatëse të kompanive ajrore, një pjesë e pasagjerëve – fluturimet e të cilëve janë anuluar apo janë zhvendosur në aeroporte (Shkup, Athinë, Stamboll, Bari, Venecia) – janë akomoduar përreth aeroporteve ndërkombëtare.
Wizz Air ka siguruar transportin e pasagjerëve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Tiranës.
Sakaq, disa pasagjerëve iu është ofruar mundësia për rimbursim ose janë sistemuar në fluturime për destinacionet përkatëse.
Në aeroportin e Shkupit, gjashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air janë ulur për shkak të mjegullës.
Kurse një fluturim me destinacion Luton-Tiranë është anuluar për shkak të dëborës në Londër.
Prej motit të keq janë afektuar edhe fluturime të kompanive ajrore si Pegasus, Air Albania dhe Lufthansa.
Sipas TIA-s, më datë 14 dhjetor pritet që situata të normalizohet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com