Propozimi franko-gjerman, i mirë apo jo për Kosovën? – Lexoni 9 komente për draftin e publikuar në Albanian Post
Albanian Post të shtunën publikoi ekskluzivisht dokumentin prej nëntë nenesh të propozimit franko-gjerman, në të cilin, përmes Nenit 1, 2 dhe 3 Serbia pranon ekzistencën e Kosovës, ndërsa Neni 9 detyron Kosovën ta themelojë Asociacionin.
Propozim-marrëveshja e ka emërtimin “Marrëveshja Bazë për statusin e raporteve”, ka gjithsejtë nëntë nene dhe ato kryesoret janë të bazuara në kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nga e cila rregullohen raportet ndër-shtetërore.
Neni i dytë i marrëveshjes është neni tjetër thelbësor i saj, përmes të cilit Serbia e pranon Kosovën dhe ekzistencën e saj si një aktor i barabartë në marrëdhëniet e përbashkëta.
“Kosova dhe Serbia do të udhëhiqen nga qëllimet dhe parimet e mishëruara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, në veçanti nga barazia sovrane e të gjitha shteteve, respektimi i pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial, e drejta e vetëvendosjes, ruajtja e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimi”, thuhet në këtë nen, të cilit i është referuar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kur ka shpjeguar disa detaje të marrëveshjes ditë më parë.
Në Nenin tre sërish ka referim në kartën e OKB-së.
“Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, Kosova dhe Serbia do t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës”, pohohet në këtë nen, duke vazhduar më pas me një nga pjesët më të rëndësishme të dokumentit, “Ata (palët) riafirmojnë paprekshmërinë tani dhe në të ardhmen të kufirit/vijën ndarëse që ekziston ndërmjet tyre dhe marrin përsipër të respektojnë plotësisht integritetin e tyre territorial”.
Siç dihet, kryeministri i Kosovës e ka quajtur “bazë e mirë” për propozim dhe njëjtë është shprehur edhe presidentja Vjosa Osmani. Kurse kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova “nuk e ka luksin t’i thotë jo këtij propozimi”.
Por, çfarë mendojnë analistë e politikanë të tjerë në Kosovë për propozimin franko-gjerman?
Albanian Post ka marrë prononcimet e disa prej diplomatëve të Kosovës e njohës të zhvillimeve në Kosovë, për të komentuar draftin e publikuar në AP.
Më poshtë lexoni komentet e tyre:
Ish-zëvendës-ministri i MPJ-së për dokumentin franko-gjerman: Disa elemente janë te pranueshme
Muhaxhiri për Albanian Post: Neni 2 i propozimit franko-gjerman është njohje me “N” të madhe
Lekaj: Plani franko-gjerman zgjidh probleme, por Kurti e bllokoi me targa
Bytyçi për dokumentin franko-gjerman: Kosova mund ta pranojë, “por djalli është në detaje”
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
ASK: Mbi 1 milionë qytetarë janë regjistruar deri më tani
-
Këshilli Evropian jep dritën jeshile për instrumentin e ri të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor
-
Anëtarësimi në KiE, Tahiri: Qeveria të tregohet e mençur, mos ta lerë Kosovën të izoluar
-
Rama: Kush flirton me korrupsionin nuk ka punë me ne, por me drejtësinë
Lajmet kryesore
-
Rama: Kush flirton me korrupsionin nuk ka punë me ne, por me drejtësinë
-
Këshilli Evropian jep dritën jeshile për instrumentin e ri të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor
-
Loja “e fshehtë” e Netanyahut, i cili ka frikë të humbasë koalicionin nëse dorëzohet tani
-
Lajçaku e Escobari “zhyten thellë” në diskutime