Lajme

Gashi për propozimin franko-gjerman të publikuar nga AP: Tri pikat e para të mira për Kosovën, pika 9 përmbush parakushtin e Serbisë


Ibrahim Gashi

Për profesorin universitar, Ibrahim Gashi, propozimi franko-gjerman, i publikuar së fundmi nga Albanian Post, ku parashihet se Serbia do të pajtohet që ta respektojë ekzistencën e Kosovës, derisa Kosova do ta pranojë se do të zbatojë të gjitha marrëveshjet paraprake, përfshirë edhe Asociacionin, ka dy anët e medaljes.

Sipas ligjëruesit të marrëdhënieve ndërkombëtare tre nenet e para të propozimit franko-gjerman, të cilat Albanian Post i ka shpjeguar në detaje janë një bazë e mirë për të nxitur Kosovën për të shkuar drejtë marrëveshjes përfundimtare.

“Ndërsa për Serbinë neni 9 përmbush parakushtin për Serbinë për të lëvizur drejt marrëveshjes. Problematike mbeten pjesët e marrëveshjes qe kërkohet të pranohen në mirëbesim, e të cilat thuhet se do të arrihen më vonë. Kjo pjesë kërkon garancione të qarta nga palët dhe veçmas nga ndërmjetësit”, ka thënë Gashi për Albanian Post.

Ndryshe Albanian Post më 12 nëntor ka publikuar në tërësi, ku të përfshirë janë 9 nene të propozimit franko-gjerman.

Propozimi apo marrëveshja e publikuar në Albanian Post e ka emërimin “Marrëveshja Bazë për statusin e raporteve”.

Sipas këtij drafti nëse Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen e bazuar në propozimin franko-gjerman, atëherë Serbia do të pajtohet që ta respektojë ekzistencën e Kosovës dhe ta trajtojë si një realitet të ndarë juridik, derisa Kosova duhet të pranojë se do të zbatojë të gjitha marrëveshjet paraprake, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ekskluzive: Dokumenti i propozimit franko gjerman – Përmes Nenit 1, 2 dhe 3 Serbia pranon ekzistencën e Kosovës, Neni 9 detyron Kosovën ta themelojë Asociacionin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore