Atletico Madrid do të konsideronte një lëvizje për portierin e Aston Villa-s, Emiliano Martinez, nëse Jan Oblak nuk nënshkruan një kontratë të re, raporton Daily Mirror.
Oblak, 29-vjeç, i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ende nuk ka zhvilluar bisedime me klubin për një marrëveshje të re.
Mirror raporton se Atletico do të konsideronte një transferim në janar në vend që të rrezikonte të humbiste sllovakun për asgjë në verë, me Manchester United që është një destinacion i mundshëm.
Nëse Oblak vendos të largohet si lojtar i lirë, atëherë Atletico do ta kthejë vëmendjen te argjentinasi Martinez.
30-vjeçari e ka dëshmuar veten në Premier League që kur u transferua në Aston Villa nga Arsenal-i dy vjet më parë në një transferim prej 20 milionë funtesh dhe tani është vendosur si numri 1 i Argjentinës.
Kujtojmë se Martinez ishte një nga më meritorët, në fitoren e trofeut të Copa America-s, dhe tani do synojnë edhe fitoren e Kupës së Botës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohet ndarja e tribunave për dy finalet, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Vllaznia
-
“Isha më i mirë, fitoren ia dhanë për shkak të Ukrainës”, Fury pasi u mposht nga Usyku
-
Apolonia fiton Kupën e Shqipërisë për vajza
-
Bundesliga mbyll sezonin, por sytë mbeten ende nga finalja e Champions League