Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka përdorur mekanizmin kushtetues për të shpërndarë Parlamentin malazez.
Ai i ka dërguar një propozim kryetarës së Parlamentit, Danijela Gjuroviç, që t’i shkurtohet mandati legjilsativit, pas dështimit të formimit të një qeverie të re nga ana e shumicës së vjetër parlametnare.
“Në bazë të nenit 84, paragrafit 2 dhe 4 të Kushtetutës së Malit të Zi, po i dorëzoj propozimin për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi kryetares Danijela Gjuroviç”, thuhet në njoftimin e Presidencës, transmeton ‘Analitika’.
Në sqarimin e tij, Gjukanoviç ka theksuar se më 15 dhe 16 shtator të këtij viti ka mbajtur konsultime për të zgjedhur një mandatar për përbërjen e qeverisë me përfaqësuesit e partive parlamentare, përkatësisht koalicioneve të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi.
Ai pohon se përfaqësuesit e Frontit Demokratik (DF), Malit të Zi Demokratik (DEM), Partisë Popullore Socialiste (SNP) dhe Lëvizjes Qytetare URA, nuk iu përgjigjën thirrjes për takim.
“Nuk kam mundur ta pranoj propozimin për t’ia besuar mandatin për përbërjen e Qeverisë, Miodrag Lekiç-it, të cilin Andrija Mandiç, ma ka dërguar në emër të partive që kanë fituar shumicën e mandateve në zgjedhjet e vitit 2020, sepse unë besoj se nuk janë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme”, deklaroi Gjukanoviç.
“Besoj se kjo është zgjidhja më e mirë në situatën e caktuar politike dhe se është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, sepse hap mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sa më shpejtë të jetë e mundur, të cilat do të mundësojë zgjedhjen e një qeverie që do të veprojë me kapacitet të plotë”.
Kryetari i partisë malazeze ‘Aleanca Demokratike (Demos)’, Miodrag Lekiç, ishte zgjedhur mandatar për të formuar qeverinë e re të Malit të Zi.
Të paktën kështu ka bëri të ditur njëri prej liderëve të koalicionit ‘Fronti Demokratik’, Andrija Mandiç, i cili tha se një marrëveshje verbale është arritur.
Ai deklaroi se Lekiç, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, do të jetë mandatar për formimin e ekzekutivit të tretë brenda dy viteve në Mal të Zi.
Nga ana tjetër, Lekiç, deklaroi se është bërë një hap i madh përpara sepse sipas tij, është rikthyer ligjshmëria e sistemit politik duke hapur kështu perspektivën e ndërtimit të një qeverie të bazuar në vullnetin elektoral.
“Në asnjë moment nuk e kam nominuar veten dhe kam qenë gati të votoj për propozime të tjera”, tha ai, duke shtuar se nëse zgjidhet kryeministër, “do të mundohem të gjej një emërues të përbashkët”.
Miodrag Lekiç është profesor, politikan dhe ka shërbyer si diplomat i ish-Jugosllavisë në Mozambik dhe Lesoto. Po ashtu, shërbeu edhe në Itali, Maltë dhe San Marino.
Ai ka qenë kryetar i ‘Frontit Demokratik’ nga viti 2012 deri në mars 2015, ndërsa nga viti 2015 është kryetar i partisë ‘Aleanca Demokratike (DEMOS)’.
Ndryshe, Parlamenti malazez, më 20 gusht, votoi pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Dritan Abazoviç, i cili udhëhoqi vendin vetëm 113 ditë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Euro 2024: Lista e Shqipërisë zbulohet të hënën
-
I shkarkuar apo në detyrë? – KLP vendos të hënën për fatin e Alfred Ballës
-
Mbi 100 mijë euro ndahen nga Komuna e Prishtinës për shërimin e 23-vjeçares që pësoi nga rënia e kulmit
-
Krasniqi letër Kurtit, Abdixhikut dhe Haradinajt për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme
Lajmet kryesore
-
PD-ja italiane – pas fjalëve të Ramës – i kërkon Melonit të ndalojë fondet për kampin e emigrantëve në Shqipëri
-
Nagavci hap tender për ekspert që monitoron kritikat e mediave
-
I shkarkuar apo në detyrë? – KLP vendos të hënën për fatin e Alfred Ballës
-
Krasniqi letër Kurtit, Abdixhikut dhe Haradinajt për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme