Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Republikën e Shqipërisë, Muhamet Rrumbullaku, priti sot më 17 shtator në një takim prezantues oficerët ndërlidhës dhe përfaqësuesit e misioneve dhe programeve që asistojnë Policinë e Shtetit për përmbushjen e detyrave funksionale të saj.
Nga aty, ai njoftoi se brenda pak ditëve, në Policinë e Shtetit do të konstituohen këshillat e shqyrtimit të propozimeve për emërimin në detyrë dhe ecurinë në karrierë të çdo punonjësi policie.
Sipas tij, kjo praktikë do t’i japë fund vendimmarrjes së deritanishme që ishte atribut vetëm i Drejtorit të Përgjithshëm, për të emëruar punonjës të Policisë në detyrë në të gjitha nivelet.
Ai theksoi se prioritet i tij nuk është ndryshimi i emrave në krye të strukturave qendrore e vendore, por ndryshimi i filozofisë dhe i metodologjisë së punës dhe për të arritur këtë duhen domosdoshmërish reforma ligjore, strukturore dhe arsimore.
“Nevojitet analizimi i rasteve dhe nxjerrja e përgjegjësive të drejtuesve në të gjitha nivelet e strukturave ku punonjës policie janë të përfshirë drejtpërdrejt në paligjshmëri, veprimtari kriminale dhe favorizim”, tha Rrumbullaku.
Drejtori ravijëzoi se është i domosdoshëm krijimi i një lidhjeje të qëndrueshme të strukturave me terrenin dhe me problematikat që hasin qytetarët, për të eliminuar tërësisht kulturën e zyrës dhe të “papërgjegjshmërisë së drejtuesve në të gjitha nivelet e drejtimit të organizatës”.
Një objektiv tjetër i Rrumbullakut mbetet transformimi i Akademisë së Sigurisë.
Pasi kjo, për të, do të ndikojë në rritjen e besimit dhe bashkëpunimit me qytetarët e me partnerët, si dhe në rritjen e rezultateve të punës në interes të rritjes së parametrave të sigurisë për jetën dhe pronën e qytetarëve, si dhe për goditjen më me efikasitet të fenomeneve kriminale globale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
-
Parashikimi i motit, 18 maj 2024
-
Debutimi i Ermonela Jahos në Shtëpinë e Operas Mbretërore, Rama: Krenar për shqipet
Lajmet kryesore
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
-
Sllovakia, një vend pre i urrejtjes
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten