Krasniqi takohet me presidentin Begaj: Ofrova mbështetjen e plotë të PDK-së për bashkëpunim
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë është takuar me krerët e partive opozitare.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur falënderime ndaj presidentit Bajram Begaj për mbështetjen që Shqipëria po jep për udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Krasniqi pas takimit me Begajn ka uruar presidentin për postin e ri.
“Kënaqësi e veçantë të takoj Presidentin e sapo zgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Kosovës, të cilin e urova për detyrën e re dhe i ofrova mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës, në ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës”.
Krasniqi, urime ka shprehur edhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Po ashtu, në këtë takim, Presidentin e urova edhe për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e cila është jo vetëm arritje e madhe për shtetin shqiptar, por edhe një hap i rëndësishëm për tërë rajonin në avancimin e kërkesave dhe të drejtave tona”.
Begaj është takuar edhe me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Pas përfundimit të takimit, Haradinaj në konferencë për media ka thënë se kanë diskutuar tema të ndryshme.
“Kërkuam që shqiptarët kudo që janë të pajisen me shtetësi të Kosovës. Nga Shqipëria kërkojmë që të ndihmojë në arritjen e një marrëveshje me Serbinë, për njohje reciproke”, deklaroi Haradinaj.
Ndërsa, teksa foli për dialogun kreu i AAK-së tha se NATO nuk do e lejoj destabilizimin e Ballkanit.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka nisur më 15 gusht vizitën zyrtare në Kosovë. Ai është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Kjo shënon vizitën e parë jashtë vendit që pas marrjes së mandatit si Kreu i Shtetit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
‘Dualizmi’ i Mitsotakis – Nga një anë thotë se është mbështetësi kryesor i integrimit të Ballkanit, nga tjetra i vë kushte Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
-
Kuvendi miraton vetëm me votat e shumicës Rezolutën antikorrupsion të PS-së
-
Dashnor Sula e quan skenar ogurzi miratimin e rezolutës antikorrupsion nga PS: Synohet kontrolli i SPAK
-
Balla thotë se Shqipëria nuk është ndër vendet me nivel të lartë kriminaliteti
Lajmet kryesore
-
Macron dhe Scholz kërkojnë me urgjencë reforma, për ‘Evropën e vdekshme’
-
Detyroni Rusinë të bëjë paqe, Zelensky i kërkon Perëndimit
-
Kuvendi miraton vetëm me votat e shumicës Rezolutën antikorrupsion të PS-së
-
Haradinaj për Kurtin: Supozohet se ishte në lidhje dashurie me vajzën e një ish-ministri të Millosheviçit, i shërben agjendës serbo-ruse