Shqipëria

Dashnor Sula e quan skenar ogurzi miratimin e rezolutës antikorrupsion nga PS: Synohet kontrolli i SPAK


Sipas deputetit demokrat Dashnor Sula, Partia Socialiste, përmes miratimit në Kuvend të një rezolute antikorrupsion vetëm me votat e saj, po krijon një skenar ogurzi, i cili ka synim “të kontrollojë Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Sula, ishte një prej dy deputetëve të opozitës, të cilët e votuan kundër rezolutën, teksa të tjerët bojkotuan votimin.

Ai tha se ngritja e komisionit të posaçëm synon të mbajë nën kontroll institucionet e drejtësisë, specifikisht SPAK dhe GJKKO , që po heton figurat më të larta të PS.

“Shpreh keqardhjen që në ditën e sotme ka miratuar një rezolutë duke i hapur rrugën një skenari ogurzi të pengimit të drejtësisë së pavarur, SPAK dhe GJKKO kjo është ngritja e një komisioni që do të bëjë të mundur t’i vini shkopinjtë nën rrota SPAK-ut dhe institucionet e drejtësisë së pavarur t’i mbani nën kontroll, ka depërtuar aq lart, sepse nën hetim nga SPAK janë figurat më të larta të kësaj mazhorance, kryetarë bashkie, ministra, deputetë dhe Veliaj që doni domosdoshmërisht ta mbroni”, përmendi Sula.

Më tej, sipas tij, mazhoranca socialiste ka edhe në plan të pengojë drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, që të hetojë aktet e korrupsionit të lartë në vend.

Megjithatë – përmbyll Sula – PS-ja nuk do t’ia dalë.

Rama: Kush flirton me korrupsionin nuk ka punë me ne, por me drejtësinë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore