Nga lehtësirat kufitare, tek ato martesore – Çuçi jep lajmet e mira për qytetarët e dy shteteve
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverive të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë të hënën e 20 qershorit, bëri me dije se protokolli i parë që do të nënshkruajnë ka të bëjë me kalimin kufitar.
“Nga data 1 qershor deri më 30 shtator, për çdo fundjavë dhe festa shtetërore në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do të kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare, në mënyrë që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë për qytetarët në të dyja anët”.
Çuçi tha se kur ka fluks lëvizjeje nga të dyja krahët “ne do ta lehtësojmë plotësisht”.
Ministri shqiptar gjithashtu theksoi se marrëveshja tjetër ka të bëjë me shkëmbimin në kohë reale të gjendjes civile, martesat në shtetet respektive, duke shmangur procedurat e gjata.
“Një shtetas i Kosovës nëse martohet në Shqipëri, si dhe anasjelltas, do të njoftohet në kohë reale për ndryshimet në gjendjet civile të të dyja shtetet. Marrëveshja ka të bëjë me shkëmbimin në kohë reale të gjendjes civile, martesat në shtetet respektive, duke shmangur procedurat e gjata”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Megaoperacioni i SPAK, zbardhen detaje nga akuzat për Durim Bamin
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
-
Parashikimi i motit, 18 maj 2024
Lajmet kryesore
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
-
Sllovakia, një vend pre i urrejtjes
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten