Koalicioni i Emannuel Macron ka zënë vendin e parë në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan dje të dielën në Francë.
Por ai ka arritur të fitojë me një diferencë shumë të ngushtë votash.
Fraksioni i mazhorancës presidenciale duket se ka mbledhur rreth 20 mijë vota më shumë se “Bashkimi Popullor” i liderit të së majtës franceze Jean-Luc Melanson.
Koalicioni i Macron ka mbledhur 25,75% të votave kundrejt 25,66% të të majtës, duket qenë shumë më i dobët se në vitin 2017, kur dominoi raundin e parë dhe fitoi shumicën komanduese të vendeve.
Këtë herë, pjesa e tij e votave ishte pothuajse e njëjtë me NUPES-in, sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga Ministria e Brendshme.
Më pas është “Tubimi Kombëtar” i Le Pen me 18.68 për qind.
Kandidatët e ekstremit të djathtë në masë të madhe nuk arritën të përfitonin nga suksesi i Le Pen në zgjedhjet presidenciale, në të cilat ajo mori më shumë se 40 për qind në raundin e dytë.
“E vërteta është se partia presidenciale ka humbu”, tha Jean-Luc Melanson, duke u bërë thirrje forcave të tij që të “shpërthejnë” në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.
Megjithatë, Melanson mund të ndikohet nga mungesa e një grupi votash në raundin e dytë dhe abstenimi i fortë i regjistruar veçanërisht tek të rinjtë dhe klasa punëtore.
Dy koalicionet drejtuese po pretendojnë të dyja shanset e tyre për të fituar një shumicë absolute (289 nga 577 vende).
Megjithatë, parashikimet e fundit sugjerojnë se të dyja mund të dështojnë – një skenar shumë i pazakontë për Republikën e Pestë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Prodhimi i armëve”, Çfarë parashikon projektligji i hedhur në konsultim
-
Meloni detyrohet ta shtyjë vizitën për në Shqipëri – kontratë për menaxhimin e emigrantëve, por jo qendra
-
Franca “mbështet ICC-në dhe luftën kundër mosndëshkimit”
-
Mosanëtarësimi në KiE: Kurti s’flet për dështimet – sidomos nëse s’mund t’i fajësojë rivalët politikë