“Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike do të garojnë në lista më vete në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Të vetmet qarqe në diskutim për listë të përbashkët janë Dibra dhe Kukësi”.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi për shtyp i LSI-së, Klajdi Bodlli, për Albanian Post. “Ka vetëm dy qarqe në diskutim për lista të përbashkëta. Ato janë Dibra dhe Kukësi. Gjirokastra është jashtë çdo diskutimi”.
Ndërkaq, një marrëveshje për koalicion post-zgjedhor pritet të firmoset të hënën e 1 marsit sipas Bodllit. “Marrëveshja nuk është nënshkruar ende. Besoj ditën e hënë do të kemi diçka konkrete që do ta prezantojmë”.
Më parë mendohej se PD-LSI do të kishin një listë të përbashkët për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo, sipas partive, do të maksimizonte votat e tyre. Gjithsesi, marrëveshja duket se do të jetë thjeshtë post-zgjedhore.
Duke garuar më vete, LSI-ja do të ketë mundësinë të testojë potencialin e saj të plotë për herë të parë jashtë koalicioneve zgjedhore në dekadën e fundit.
Për shkak të një ndryshimi në Kodin Zgjedhor, koalicionet parazgjedhore nuk lejohen, përveçse me lista të përbashkëta. Koalicioni post-zgjedhor ndërkohë është i mundësuar në kod.
Nga ana tjetër, PD-ja ka bërë publik koalicionin me republikanët dhe agrarët. Pritet një marrëveshje për lista të përbashkëta edhe me çamët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.
Nuk është bërë ende me dije se sa emra të partive aleate do të përfshihen në listën e demokratëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
SHBA dhe BE bashkojnë forcat për Ballkanin: Mekanizëm kundër dezinformimit dhe propagandës ruso-kineze
-
Vendet evropiane të marrin shembull nga marrëveshja jonë me Shqipërinë për emigrantët, thotë Meloni
-
Morinë, ndalohet 41-vjeçari nga Serbia: Në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikësh
-
28 mijë masa brenda javës nga Policia Rrugore, kontrolle të shtuara me nisjen e sezonit turistik
Lajmet kryesore
-
Raporti: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banja
-
Vendet evropiane të marrin shembull nga marrëveshja jonë me Shqipërinë për emigrantët, thotë Meloni
-
Washingtoni i kujdesshëm, verdikti i Hagës është një armë shtesë për të ushtruar presion ndaj Netanyahut
-
Grenell i kishte propozuar Trump-it që ta vizitojë Thaçin në Hagë, thotë NYT