Tekniku i Everton-it, Carlo Ancelotti, po kërkon që sezonin tjetër të ketë një mbrojtës të ri të djathtë në ekip. Lojtari që po vëzhgohet aktualisht nga klubi, pasi mori edhe aprovimin e italianit është talenti i Norwich-it, Max Aarons-i.
Anglezi ka bindur me klubin e Norwich-it edhe në sezonin e kaluar në Premier Ligë, duke tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve, mes të cilëve Manchester United-i, Arsenal-i dhe Milan-i.
21-vjeçari në sezonin aktual numëron 33 paraqitje midis Championship-it dhe Kupës FA, ku ka realizuar një gol dhe tre asiste.
Lojtari ka kontratë me Norwich-in deri në 2024 dhe vlera sipas Transfermarket-it në tregun e transferimeve është rreth 20 milionë euro.
Anceloti aktualisht në dispozicion në krahun e djathtë të mbrojtjes ka kapitenin Seamus Coleman-in. Me këtë të fundit që nuk ofron garancinë e duhur. Në sezonin aktual ka luajtur 15 ndeshje në Premier Ligë dhe nëntë ndeshje i ka humbur për shkak dëmtimi ose qëndrimi në stol.
Aarons-i shihet si lojtari ideal për të zëvendësuar kapitenin 32-vjeçar, që numëron 339 ndeshje në total me Everton-in, që nga koha e mbërritjes në Liverpul nga irlandezët e Sligo Rovers-it.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shoqata e Mikrofinancës dënon praktikat në shkelje të ligjit, pas rasteve abuzive të publikuara
-
Hapja e tenderit për monitorues të lajmeve, MASHT-i kërkon falje dhe arsyetohet me mungesë të stafit
-
GJND urdhëroi ndalimin e ofensivës në Rafah, por Izraeli nuk e ka në plan
-
Situata e sigurisë temë diskutimi mes Osmanit dhe komandantit të KFOR-it