Me thirrjet “S’po shkohet në shkollë”, në Prishtinë kanë protestuar nxënësit e shkollave të mesme, të martën e 19 prillit.
Ata kanë kërkuar cilësi, barazi e siguri në arsim.
Përfaqësuesi i Këshillit të Nxënësve të Kosovës (KNK), Denis Krasniqi është shprehur se në kushte normale do të duhej të ishin në bankat shkollore.
“Por për fat të keq s’po shkohet në shkollë. Shkolla ka dështuar të na ofrojë arsim cilësor, njohuri, mirëqenie e barazi. Shkolla injoron të drejtat tona. Çdo vendim merret për neve, pa neve. Kur i kërkojmë të drejtat tona, na thyejnë, e na ngacmojnë, e prandaj s’po shkohet ne shkollë. Kur na ankohemi ata na kërcënojnë ‘hajt se e sheh në fund të vitit”.
Ai tutje si ankesë tjetër ka paraqitur edhe mos angazhimin në shkolla sa i përket shëndetit mëndor.
“Në shkollë nuk merren me shëndetin mendor. Nuk i kemi as kushtet elementare për higjienën. Nuk kemi dritë, nuk kemi kabinete, e laboratorë, në vend të këtyre kemi substanca narkotike. Nuk kemi libra ende mësojmë me diktime. Librat kanë gabime, i diskriminojnë gratë e grupet e margjinalizuara. Na ngacmohemi e bullizohemi nga mësimdhënësit”, ka thënnë Krasniqi.
Ndërsa në fjalimin e nxënësve para Teatrit Kombëtar, u paraqitën të gjitha nevojat që ata po kërkojnë.
“Nuk kemi dritë, ajër të mjaftueshëm’, s’kemi siguri në klasë, oborr dhe rrugë. Në shkollë s’kemi as psikologë, as shkollë emergjente, as kuti të emergjencës, s’kemi kabinete për praktikë, as salla të edukatës fizike. Në vend të krejt këtyre kemi substanca narkotike dhe duhan. S’po shkohet në shkollë”.
“Në shkollë s’kemi as libra, hala mësojmë përmes diktimit edhe skriptës, s’po shkohet në shkollë se ato libra që janë kanë gabime dhe janë të vjetra. Librat diskriminojnë gratë dhe kategori të tjera të margjinalizuara. S’po shkohet në shkollë, se shkolla është e mërzitshme”.
Protesta të ngjashme janë planifikuar të martën në pothuajse të gjitha komunat e Kosovës.
Protesta është organizuar nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës dhe ka nisur në orën 13:30 të së martës.
Me pankartat “mos ma ceno dijen”, “respektomi të drejtat”, “ku janë psikologët”, ata janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qeveria kroate jep 50 mijë euro për Baby Lasagna pas suksesit në Eurovision, por ai nuk i pranon: Ia dhuron dy instituteve mjekësore
-
Futbolli në Shqipërinë staliniste: 90 minutat e vetme kur njerëzit mund të jenë vetvetja
-
Afrika e Jugut: Gjenocidi në Gaza ka arritur një fazë të re dhe të tmerrshme
-
Abdixhiku: Letra e Scholzit, Macronit e Melonit ekspozoi populizmin e Kurtit – dështim spektakolar, dëm historik
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Abdixhiku: Letra e Scholzit, Macronit e Melonit ekspozoi populizmin e Kurtit – dështim spektakolar, dëm historik