Kompania amerikane teknologjike, Microsoft, ka njoftuar dy versione të reja të paketës Office.
The Verge, faqe kushtuar të rejave teknologjike, shkruan se prurjet e reja të Microsoft-it janë versioni i konsumatorit, Office 2021 dhe versioni për klientët tregtarë, Office LTSC. Ata do të jenë të disponueshëm në muajt e ardhshëm të këtij viti si për Windows-in edhe për macOS.
Versionet e reja janë krijuar për përdoruesit që nuk dëshirojnë të abonohen në variantet Microsoft 365 të mbështetura në “cloud”.
Mirëpo, ende nuk janë detajuar plotësisht të gjitha tiparet dhe ndryshimet që ka pësuar paketa Office 2021. Lidhur me variantin Office LTSC, ai do të përfshijë modalitetin e errët dhe përmirësime të aksesit.
Sipas The Verge, Microsoft-i po angazhohet edhe për një version tjetër të përhershëm të Office-it, por po ndryshon çmimin dhe mënyrën se si do të mbështetet.
Për sa i përket Office LTSC, ai do të mbështetet vetëm për pesë vjet në vend të shtatë viteve që zakonisht Microsoft-i jep për Office-in.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kush është Ilya Sutskever, shkencëtari i shkëlqyer që u largua nga OpenAI
-
Si e ktheu inteligjenca artificiale një YouTuber-e ukrainase në ruse?
-
Mustafa Suleyman: AI do të na bëjë të pasur, por nëse i bëjmë gjërat siç duhet
-
Prodhuesit vënë bast për makinat hibride teksa kalimi në ato elektrike ngadalësohet
Lajmet kryesore
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
-
Sllovakia, një vend pre i urrejtjes
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten