Ish çifti, Khloe Kardashian dhe Trey Songz shoqërohen së bashku në festën private të Justin Bieber
A ka shanse që modelja, Khloe Kardashian dhe rep artisti, Trey Songz të rindezin romancën e tyre që ka përfunduar kohë më parë?
Ish të dashuruarit u shfaqën në “The Nice Guy” në West Hollywood, për të marrë pjesë në një festë private të organizuar nga këngëtari Justin Bieber, ku u ulën pranë njëri-tjetrit në të njëjtën tavolinë dhe u përfshinë në shumë biseda të përbashkëta.
Megjithëse ngjarja përfshinte një grup me rreth 20 persona, burime të njohura me situatën na thonë se Kardashian dhe Songz, të dy 37 vjeç, kaluan një pjesë të mirë të natës së bashku.
Sipas, Page Six, dyshja u siguruan që të kalonin kohën e tyre vetëm, edhe pse truproja e yllit të realitetit ishte afër.
Kardashian dhe Songz emri i vërtetë i të cilit është Tremaine Aldon Neverson, në fakt kthehen shumë prapa. Në korrik të vitit 2016, ata u panë duke dalë në “Drai’s Nghclub” në Las Vegas, e cila u pasua nga një shëtitje intime për në një arenë golfi.
Ata morën pjesë së bashku në dasmën e Kevin Hart me Enikon muajin e tjetër, por natyra e romancës së tyre nuk ishte kurrë e qartë.
Tabolidet botërore thanë se ndërsa të dy ishin shumë “seriozisht në lidhje” dhe kishin “një marrëdhënie të shkëlqyer”, koha nuk ishte e mirë për angazhim të plotë.
Megjithatë, Kardashian nuk humbi kohë për të ecur përpara. Në shtator të atij viti, ajo doli në publik me basketbollistin, Tristan Thompson.
Të dy ishin ndezur dhe fikur për vite me radhë derisa ylli i NBA-së, 31 vjeç, pranoi në janar se kishte një fëmijë të një gruaje tjetër. Kardashian dhe Thompson kanë një vajzë 3-vjeçare True.
Gjithsesi, sa i përket Khloe dhe Trey, mediat botërore kanë theksuar se ata “kishin gjithmonë shumë dashuri për njëri-tjetrin” dhe se ata kanë qenë aty për njëri-tjetrin në kohë të këqija, veçanërisht në vitet e fundit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Naomi Campbell braktis pas 7 minutash festën e lançimit të veturës së BMW, inspiruar po nga ajo
-
Sophie Turner thotë se ndarja nga Joe Jonas “solli ditët më të këqija të jetës së saj”
-
Vdekjet në SHBA nga mbidoza e drogës u ulën në vitin 2023 për herë të parë në pesë vjet
-
Meghan Markle zbulon “suvenirin më të mirë” nga vizita në Nigeri
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin