Në sfond dhe në imagjinatë ke një ushtri ruse shumë të fuqishme, të mirëarmatosur dhe të cilën vetëm një rival si SHBA-të mund ta mposhtin. Kjo është pamja që japin paradat e ndryshme ushtarake që Vladimir Putini ka organizuar herë pas here në Sheshin e Kuq përpara Kremlinit.
Vendos syzet dhe, ajo që sheh, janë tanke të shkatërruar nga ukrainasit, helikopterë të rrëzuar, ushtarë të kapur ose edhe më keq, të vrarë.
Kjo është mënyra se si llogaria zyrtare e shtetit të Ukrainës në Twitter, ka vendosur të tallet me agresorët rusë, duke postuar një “meme” në rrjet.
Në të, shfaqet personazhi i famshëm Peter Parker, i njohur edhe si Spider-Man, i cili me syze të hequra, sheh ushtrinë e fortë të paradave ruse. Mirëpo, kur ai i vendos syzet, sheh Ushtrinë ruse, të cilën e kemi parë të gjithë nëpërmjet publikimeve nga Ukraina, me tanke të shkatërruar e amortizuar, avionë e helikopterë të rrëzuar apo edhe karvanë të tërë të shkrumbuar ose amortizuar.
— Ukraine / Україна (@Ukraine) March 12, 2022
Veçse, nëse i referohemi filmit origjinal të regjisorit Sam Raimi, ajo çfarë i ndodh Peter-it në transformimin e tij si Spider-Man, është krejt e kundërta.
Pasi pickohet nga merimanga, ai në realitet fiton super shikimin. Pra, me të hequr syzet, mund të shohë tashmë pa mjegull atë çfarë ka përballë.
Edhe pse jo qëllimisht ndoshta, ajo çfarë “Ukraina zyrtare” ka bërë në Twitter, mund të jetë edhe një efekt boomerang për talljet në rrjet.
Megjithatë, ideja e tyre, mbetet e njëjtë: Bota po sheh një Ushtri ruse, siç nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë…
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti fajëson sistemin gjyqësor për arratisjen e Sekiraqës: Situata rëndohet kur raste të tilla s’ngjajnë të rastësishme
-
Akademiku malazez: Nëse ideja e Vuçiç-it ka sukses, Ballkani do digjet sërish
-
Basha kujton revoltën e Spaçit: Të burgosurit nga diktatura kryen akt të paimagjinueshëm guximi
-
Kurti ose Osmani – kandidatë të mundshëm për Çmimin Nobel për Paqe nëse lëvizin drejt Asociacionit, thotë Joseph
Lajmet kryesore
-
Ngërçi në Komisionin Hetimor për shëndetësinë merr zgjidhje, arrihet dakordësi mes palëve
-
Basha kujton revoltën e Spaçit: Të burgosurit nga diktatura kryen akt të paimagjinueshëm guximi
-
Versioni iranian se vdekja e Raisi-t erdhi nga një defekt teknik nuk i bind ekspertët
-
SHBA-ja akuzon Kosovën për “përshkallëzim të tensioneve” pas mbylljes së degëve të bankës serbe në veri