Kapiteni i Milan-it, Alessio Romagnoli, është bërë një nga objektivat kryesorë të skuadrës së Lazio-s.
Kontrata e Romagnoli-t me Milan-in skadon në verën e ardhshme dhe palët kanë ngecur disi në vazhdimin e bashkëpunimit.
Drejtuesit e Milan-it i kanë propozuar mbrojtësit 27 vjeçar një kontratë të re, me një pagë prej 2.5 milionë euro në vit, dukshëm më e ulët sesa ajo që përfiton aktualisht, prej 5.5 milionë euro.
Nga kjo ulje e pagës ka mbetur i pakënaqur Romagnoli, ku si rezultat i kësaj, është vënë në dyshim e ardhmja e kapitenit të Milan-it.
Sipas asaj që raporton “Calciomercato” drejtuesit e Lazio-s i kanë ofruar Romagnol-it një kontratë pesë-vjeçare, me një pagë mbi 3 milionë euro neto në sezon.
Pra, mbetet të shihet se a do të jetë Romagnoli ende kapiten i kuqezinjve, apo ai do të largohet në verën e ardhshme si futbollist i lirë.
Kujtojmë që Romagnoli është produkt i akademisë së Romës, por ai nuk e kishte fshehur se është një tifoz i Lazio-s, duke postuar një foto me fanellën e ‘Biancocelestëve’.
Qendërmbrojtësi italian është iu bashkua Milan-it në verën e vitit 2015, të cilët shpenzuan shumën e 25 milionë eurove për ta transferuar në San Siro.
Ai shihej si një nga futbollistët kryesorë në formacionin e kuqezinjve, por dëmtimet e shumta në kohët e fundit, ia kanë lëkundur disi vendin në formacionin titullar me fanellën e Milan-it.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Vula e PD-së, Apeli cakton datën e gjykimit
-
Dëshmia rrëqethëse e një neurokirurgu amerikan që shkoi në Gaza për të shpëtuar jetë
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE