Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore me Shqipërinë dhe Projektligjin për zbatimin e lehtësirave doganore dhe të kontrollit të mallrave me Shqipërinë.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se dy marrëveshjet thellojnë bashkëpunimin me Shqipërinë.
Deputetët opozitarë i dhanë mbështetje në parim, mirëpo ngritën paqartësi për teknike për marrëveshjen për sigurime shoqërore me Shqipërinë.
Gjithashtu, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e konsideroi të papërgatitur për këtë temë ministrin Murati.
Edhe, me 7 dhjetor, zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRrE) dhe Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë (ERE), kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për njohjen reciproke të licencave për veprimtarinë e tregtimit dhe furnizimit të energjisë elektrike.
Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, tha se marrëveshja e sotme është në funksion të integrimit të tregut të energjisë elektrike në mes dy vendeve.
“Me qëllim të integrimit të dy tregjeve, sot ne nënshkruajmë memorandumin për njohjen e ndërsjellë të licencave. Një treg i përbashkët do t’i hap rrugë investimeve të reja në sektorin e energjisë”, tha Fejzullahu.
Këtë marrëveshje e kanë quajtur tejet të rëndësishme edhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizavanolli dhe zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Ilir Bejtja.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit: Hapi derën e pushtetit për Pasdaran për t’iu kundërvënë lëvizjes reformiste
-
Ministri kroat: Situata në Kosovë s’është e mirë – të gjitha tensionet janë shkaktuar nga pala serbe
-
Dëshmitari i 63-të nis dëshminë në Speciale, i kërkohet të bëjë identifikimin e disa fotografive
-
Nis protesta e opozitës përpara Bashkisë Tiranë, sërish molotovë drejt godinës
Lajmet kryesore
-
Ngërçi në Komisionin Hetimor për shëndetësinë merr zgjidhje, arrihet dakordësi mes palëve
-
Nis protesta e opozitës përpara Bashkisë Tiranë, sërish molotovë drejt godinës
-
Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit: Hapi derën e pushtetit për Pasdaran për t’iu kundërvënë lëvizjes reformiste
-
SHBA-ja akuzon Kosovën për “përshkallëzim të tensioneve” pas mbylljes së degëve të bankës serbe në veri