Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar lidhur me vrasjen e trefishtë në fshatin Gllogjan të Deçanit. Sipas prokurorisë i ndaluari është K.M., i dyshuar për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve”.
Kjo prokurori me anë të një njoftimi ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit.
“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes se trefishtë në Gllogjan të Komunës së Deçanit, ka ndaluar K.M., nën dyshimin se i njëjtit ka kryer veprat penale ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve’ ”.
“Prokurorja e çështjes, në vazhdën e hetimeve intensive për rastin në fjalë, ka autorizuar Policinë e Kosovës për arrestimin e K.M., i cili fillimisht është ndaluar për 48 orë”.
Tutje në njoftim thuhet se brenda afatit ligjore, prokurorja e çështjes, ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore të Pejës.
“Për rastin tragjik i cili mori jetën e tre personave dhe plagosjen e një personi, kjo prokurori është duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale”, thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar se i arrestuari i fundit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Gllogjan, Deçan (NN) 26.11.2021 – 18:58. Lidhur me rastin, me 04.02.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.
Në lidhje me rastin, më 11 dhjetor të vitit 2021 u patën arrestuar edhe tre persona të dyshuar, ndërkaq njëri prej tyre, një muaj më pas është liruar nga paraburgimi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Vula e PD-së, Apeli cakton datën e gjykimit
-
Dëshmia rrëqethëse e një neurokirurgu amerikan që shkoi në Gaza për të shpëtuar jetë
-
Dinari vazhdon të përdoret në Veri për kryerjen e pagesave, askush s’i kontrollon