Rep artisti i suksesshëm shqiptar, Noizy, së fundmi ka folur edhe rreth bashkëpunimeve në projektet muzikore, ndërsa ka theksuar se tregu amerikan nuk është në synimet e tij, përveç nëse pranon oferta ose nëse bëhet fjalë për yllin e hitit “Do you love me” – Drake.
Në një intervistë dhënë për emisionin “Jonida’s Room”, Noizy, ka theksuar se tregu amerikan i muzikës është i vështirë dhe se artistët amerikanë nuk të mbështesin edhe nëse bashkëpunon me ta, duke shtuar se kostoja e një kënge të tillë kushton shumë.
Ylli i hitit “Big Body Benzo”, ka theksuar se e pëlqen shumë muzikën e rep artistit kanadez, Drake, dhe se do ta mirëpriste një bashkëpunim me të, por që ky i fundit nuk pranon oferta bashkëpunimi të bazuara në pagesa monetare.
“Ata e shohin thjesht si punë, i paguan 16 rreshta ata i këndojnë dhe nuk të bëjnë kurrë suport, thjesht merre thotë dhe unë vazhdoj rrugën time. Plus duhet të jem edhe atje që të bëj bujë. Po, çlidhje kam unë të bëj bujë nga Evropa në Amerikë?”, ka thënë Noizy.
“Do të bëja një bashkëpunim me Drake, e pëlqej shumë muzikën e tij. Ai vjen shumë shpesh në Angli, por këtë lloj artisti nuk mund ta paguash sepse nuk ka nevojë për lek. Me të mund të punosh vetëm nëse atij i pëlqen ‘vibe’ yt”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, Noizy, emri i vërtetë i të cilit është – Rigels Rajku, ka folur edhe për udhëtimet e tij të shpeshta për arsye personale e për koncerte. Ai ka zbuluar se për 24 orë kishte vizituar plot gjashtë shtete.
“Më ka qëlluar që për 24 orë të jem në 6 shtete, kam qenë në Malmo, kam marrë trenin deri në Danimarkë, pastaj nga aty në Austri, Kosovë, Shqipëri dhe në 6 mëngjesit kam mbërritur në Itali”, ka thënë Noizy.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Llucija, pastiçeria që për çerek shekulli ëmbëlsoi jetët e prishtinasve
-
Melinda French Gates shfaqet si rrallë herë me djalin Rory në darkën shtetërore të Shtëpisë së Bardhë
-
Sarah Ferguson thotë se “bashkimi i familjes është çelësi” mes trajtimeve të kancerit të mbretit Charles dhe Kate Middleton
-
Cassie reagon për herë të parë, pas videos virale ku shihej duke u dhunuar nga Diddy
Lajmet kryesore
-
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin, derisa Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit
-
Basha kritikon sjelljen e Vuçiç në OKB: Simboli me tre gishta, sinjal i keq për stabilitetin e rajonit
-
Nathan Thrall: “Evropa duhet të izolojë Izraelin, palestinezët janë në geto prej 50 vitesh”
-
Shoqata e Mikrofinancës dënon praktikat në shkelje të ligjit, pas rasteve abuzive të publikuara