Këtë të enjte të 30 dhjetorit është ndarë nga jeta, në moshën 74-vjeçare, njëri prej gazetarëve më të njohur sportiv në Shqipëri, Vladimir Grillo.
Prej dy vitesh, Grillo vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai ishte shndërruar në një nga ikonat e RTSH-së.
Grillo kishte mbi 40 vite që punonte në gazetarinë sportive televizive, fillesat e të cilës datojnë që nga 3 janari i 1974-s.
Më 2 korrik 2020, Grillo u vlerësua me Titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com