Këshilli Drejtues i Sindikatë së Policisë së Kosovës ka kërkuar një rrogë, shpërblim për zyrtarët Policor.
Ky këshill i ka nisur një letër Ministrit të punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, me shpjegimet pse pjesëtaret e uniformës blu e meritojnë të shpërblehen për angazhimin dhe përkushtimin e pakursyer gjatë këtij viti.
“Duke pas parasysh përkushtimin e Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2021, në angazhimet e tyre në punët e përditshme si dhe në angazhimet shtesë të planeve të ndryshme operative, si COVID 19 dhe operacioneve tjera, ku janë duke e dëshmuar punën e tyre profesionale dhe përkushtimin pavarësisht sfidave me të cilat përballen duke rrezikuar edhe jetën e tyre”.
“Andaj kërkojmë nga Ju i nderuar z. Xhelal Sveçla-Ministër I MPB-së dhe nga Qeveria e Juaj, që për këtë fund vit të shpërblehen punonjësit e Policisë së Kosovës me një shumë ekuivalente të një page mujore, e cila sado pak do t’ju ndihmonte dhe do të ishte një shpërblim për punën e tyre të jashtëzakonshme”.
“Këtë kërkesë e arsyetojnë punonjësit e Policisë së Kosovës, pasi që janë bartësit kryesor për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe në veçanti janë të kyçur direkt në Ligjin për parandalimin e pandemisë COVD 19 e që për vitin 2021 nuk kanë marr asnjë shtesë edhe pse me Ligj ka qenë e paraparë”.
“Andaj, i nderuar Ministër i MPB-së mbesim më shpresë se do ta realizoni kërkesën tonë pa dallim për të gjithë Zyrtarët Policor dhe Stafin civil në Policinë e Kosovës”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nagavci hap tender për ekspert që monitoron kritikat e mediave
-
Ministri i Jashtëm lituanez: Rusia nuk duhet të prekë kufijtë në Baltik, BE dhe NATO duhet të reagojnë
-
Pas ShBA-ve, Republikës Srpska i reagon edhe BE: S‘tolerojmë sjellje që rrezikojnë sovranitetin e BeH-së
-
Tahiri: 30 maji dita e fundit për mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit
Lajmet kryesore
-
Shqipëria ‘ndez motorët’ për sezonin turistik
-
Zhvatën mijëra qytetarë përmes mashtrimit me mikrokreditë, lihet në fuqi masa për 9 të arrestuarit
-
Putini dëshiron armëpushim me Ukrainën përgjatë vijave aktuale të frontit, thonë burime për ‘Reuters’
-
Tahiri: 30 maji dita e fundit për mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit