Google Photos është një vend i mrekullueshëm për të ruajtur fotot dhe videot tuaja të çmuara. Sidoqoftë, nuk keni nevojë të mbani gjithçka në internet përgjithmonë. Ne do t’ju tregojmë se si të shkarkoni albumet tuaja “Google Photos”.
Është e mundur vetëm shkarkimi i albumeve të Google Photos nga faqja e desktopit. Fatkeqësisht, nuk mund të bëhet nga aplikacioni iPhone ose Android. Pavarësisht, se është shumë e thjeshtë për t’u bërë, dhe procesi është i njëjtë në desktop dhe celular.
Së pari, shkoni te photos.google.com në një shfletues uebi si Google Chrome. Zgjidhni albumin që dëshironi të shkarkoni.
Më pas, zgjidhni ikonën e menysë me tre pika në këndin e sipërm djathtas.
Zgjidhni “Shkarko të gjitha” nga menyja.
Një “tab” e re do të hapet shkurtimisht, më pas do të filloni të shkarkoni një “ZIP file” të të gjitha fotove dhe videove. Nga atje, ju mund të zhbllokoni skedarin për të parë përmbajtjen e tij.
Është kaq e lehtë! Kjo është një gjë e mrekullueshme për të bërë si një masë shtesë sigurie. Vetëm në rast se diçka ndodh me bibliotekën tuaj në “Google Photos”, do të keni kopje rezervë jashtë linje për t’u ruajtur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kush është Ilya Sutskever, shkencëtari i shkëlqyer që u largua nga OpenAI
-
Si e ktheu inteligjenca artificiale një YouTuber-e ukrainase në ruse?
-
Mustafa Suleyman: AI do të na bëjë të pasur, por nëse i bëjmë gjërat siç duhet
-
OpenAI konsideron të lejojë përdoruesit të krijojnë pornografi të krijuar nga AI
Lajmet kryesore
-
Si mund të kërkojë dikush më shumë?
-
U zbuluan nga megaoperacioni i SPAK, përjashtohen nga Policia e Shtetit dy efektivë të lidhur me bandat
-
A do t’i miratojë ICC urdhër-arrestet për udhëheqësit e Izraelit dhe Hamasit?
-
Mbyllen 6 degë të Bankës Postare të Kursimeve të Serbisë – “zhvilluan veprimtari të kundërligjshme”