Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç duhet të heq dorë nga imagjinata virtuale rreth Kosovës dhe të pranojë realitetin se çfarë ka bërë shteti serb në Kosovë, ka thënë deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Ai i është drejtuar presidentit serb, duke i thënë se rruga e Serbisë drejt Shqipërisë kalon nëpër Kosovë, ka shkruar Kamberi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
“Përsëri po ju them që të heqni dorë nga ‘imagjinatat virtuele rreth Kosovës’ dhe të pranoni jo vetëm realitetin, por edhe përgjegjësinë rreth asaj se çfarë ka bërë shteti serb në Kosovë”.
“Vetëm atëherë mund të flisni për miqësinë me shqiptarët. Deri atëherë duhet patjetër ta kuptoni faktin e pamohueshëm që rruga juaj drejt Shqipërisë kalon nëpër Kosovë”, ka shkruar ai.
Ai i ka rikujtuar Vuçiçit se çfarë i kishte thënë edhe në Kuvendin e Serbisë”.
“Si pjesëtar i popullit shqiptar e shoh perspektivën e popullit tim në anëtarësimin në BE, por në të njejtën kohë edhe në bashkëpunimin e ndërsjellë me popujt e Ballkanit Perëndimor, duke e përshirë edhe popullin serb”, ka shkruar ndër të tjera Kamberi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Versioni iranian se vdekja e Raisi-t erdhi nga një defekt teknik nuk i bind ekspertët
-
Tahiri: Në vend se të ishte kryeministri i lekut, Kurti po hynë në histori për dinarin
-
Kuvendi skualifikon 6 kandidatë për KLGJ dhe KLP
-
Ndahet nga jeta aktori Vasillaq Godo, themelues i teatrit ‘Petro Marko’ në Vlorë
Lajmet kryesore
-
“Prodhimi i armëve”, Çfarë parashikon projektligji i hedhur në konsultim
-
Meloni detyrohet ta shtyjë vizitën për në Shqipëri – kontratë për menaxhimin e emigrantëve, por jo qendra
-
Versioni iranian se vdekja e Raisi-t erdhi nga një defekt teknik nuk i bind ekspertët
-
SHBA-ja kritikon Kosovën për “përshkallëzim të tensioneve” pas mbylljes së degëve të bankës serbe në veri