Mëngjesin e 27 nëntorit ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një vizitë në Qendrën Shëndetësore Vorë.
Manastirliu pa nga afër procesin e vaksinimit në këtë qendër. Disa nga qytetarët po merrnin dozën e tretë të vaksinës anti-COVID, ndërsa një pjesë atë kundër gripit sezonal.
Ministrja bëri me dije se, “mbi 94% të rasteve të komplikacioneve dhe të shtrimeve në spitalin infektiv janë ato që nuk janë vaksinuar”.
Sa i përket asaj Manastirliu tha se, “për këtë arsye nevojitet një sensibilizim i shpejtë dhe po punohet derë më derë me çdo qytetar që ende nuk e kanë kryer vaksinën”.
“Doza përforcuese është shumë e rëndësishme për të gjithë ata të cilët kanë bërë vaksinën përpara gjashtë muajsh. Mos e neglizhoni dozën e tretë”, theksoi Manastirliu në fjalën e saj.
Nga ana tjetër, ajo u ndal dhe te vaksina e gripit, e cila, “ka ecur me ritme të mira”.
“Përpara sezonit të dimrit duhet të sigurohemi që të gjithë ato qytetarë që janë me sëmundje bashkëshoqëruese dhe që janë grupmosha +60 vjeç”.
Manastirliu në përfundim ritheksoi se, “vaksina kundër COVID-it është një detyrë që duhet të merret me seriozitet nga çdo familje”.
Apeli i Ministres vijoi sërish se, “vaksinimi është jetë shpëtues dhe kufizon përhapjen e pandemisë. Si dhe shmang fatalitetet”.
Më 25 nëntor u hoq dhe çadra e vaksinimit në sheshin ‘Skënderbej’, Tiranë, duke u zhvendosur pranë qendrave shëndetësore.
Deri më tani janë vaksinuar me një dozë mbi 2 milionë qytetarë. Ndërkohë mbi 1 milion i kanë marrë të dyja dozat.
Më shumë se 180 mijë kanë marrë dozën e tretë. Vaksinat e përdorura në Shqipëri janë: Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
A negocioi KFOR-i për tërheqjen e grupit të Radoiçiçit – komiteti i NATO-s konstaton, misioni paqeruajtës e mohon, qeveria hesht
-
Egnatia fiton titullin e parë në historinë e klubit në Superiore
-
Hamasi nga Rafahu shënjestron Tel Avivin, pse tani
-
Nga Basquiat te Warhol: Ja se si ndryshoi gjithçka në artin e 1984-s