Administratori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESh), Benet Beci, ka njoftuar të shtunën, se KESH-i do të financojë rikonstruktimin e 30.7 kilometrave (km) të rrugës Vau i Dejës –Koman.
“Përmirësimi i shtresave, nënshtresave, kthesave dhe urave ekzistuese, si dhe përshtatja e punimeve me natyrën e zonës do të bëjnë që ky projekt të mos vlejë vetëm për nevojat e Korporatës e banorët, por edhe të ndikojë drejtpërsëdrejti në zhvillimin turistik”, shkruan ai në media sociale.
Sipas tij, bashkëbisedimet me specialistët, banorët e drejtues lokalë, informimi i publikut për vijueshmërinë e këtij projekti, ”janë pjesë e përgjegjësisë së Korporatës për të qenë më pranë komunitetit”.
Ndërkohë, Beci ka njoftuar dhe datën kur do hapet gara për kompanitë që do të implementojnë projektin.
“Të hënën, datë 8 shkurt 2021, do të bëhet shpallja e garës për kompaninë zbatuese të projektit”, shkruan ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
A negocioi KFOR-i për tërheqjen e grupit të Radoiçiçit – komiteti i NATO-s konstaton, misioni paqeruajtës e mohon, qeveria hesht
-
Egnatia fiton titullin e parë në historinë e klubit në Superiore
-
Hamasi nga Rafahu shënjestron Tel Avivin, pse tani
-
Nga Basquiat te Warhol: Ja se si ndryshoi gjithçka në artin e 1984-s