Demokracia në Veprim (DnV) do të ketë të angazhuar 90 vëzhgues të dielën e 14 nëntorit në komunat e Kosovës ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve.
Eugen Cakolli nga DnV në një konferencë për media, ka bërë një vlerësim të ecurisë së deritanishme të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.
Cakolli u shpreh se kandidatët për kryetar kanë kaluar nga fushata digjitale në tubime me qytetarë.
“Fushata zgjedhore ishte më shumë përmbyllje e fushatës, për shkak se nuk kanë ndërprerë aktivitetet pas shpalljes së rezultateve nga raundi i parë”.
“Kanë kaluar nga fushata digjitale në tubime me qytetarë. Në organizimin e tubimeve nuk janë respektuar masat antiCOVID, mos bartja e maskës, dhe distancës janë evidentuar në secilin tubim të subjekteve politike”, deklaroi ai.
Ai theksoi tutje se programet e kandidatëve kanë qenë të njëjtat që janë prezantuar në raundin e parë, duke apeluar që qytetarët të dalin dhe të votojnë të dielën.
“Nesër të dalin dhe të votojnë masivisht, duke kontribuuar në avancimin e demokracisë. DnV do të ketë 90 vëzhgues që do të jenë të shpërndarë të komunat ku do të ketë votime”, tha Cakolli.
Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka nisur shpërndarjen e materialit kryesor mes tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet e raundit të dytë që do të mbahet me 14 nëntor të dielën.
Nga zyrat qendrore të Qendrave të numrimit dhe rezultateve (QNR), nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, materialet do të i dërgoj në depot e komisionarëve në 21 komuna.
Në zgjedhjet lokale të mbajtura gjatë ditës së diel të 17 tetorit, nga numri i përgjithshëm i 38 komunave të Kosovës, 17 komuna kanë shënuar fitore, ndërsa 21 komuna shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve
Komunat të cilat kanë shënuar fitore duke mos shkuar fare në balotazh janë Deçani, Mitrovica Jugore, Leposaviçi, Lipjani, Novebërda, Peja, Shtërpca, Suhareka, Ferizaj, Zubin Potoku, Zveçani, Hani i Elezit, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica Veriore dhe Skenderaj.
Që një kandidat të fitojë pa balotazh i duhen 50 për qind plus një votë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Osmani diskuton me ambasadorët e QUINT-it për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin
-
Baerbock: Kosova i përket Këshillit tonë të Evropës, por të bëjë gjithçka për të siguruar mbështetjen e nevojshme
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin